LAJMI I FUNDIT:

Faqja zyrtare e FIFA-s njofton se Bebe Rexha dhe David Guetta performojnë në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror të Klubeve

Faqja zyrtare e FIFA-s njofton se Bebe Rexha dhe David Guetta performojnë në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror të Klubeve

FIFA ka bërë një njoftim të rëndësishëm për ceremoninë përmbyllëse të ndër-eventit prestigjioz në botën e futbollit, Kampionatit Botëror të Klubeve FIFA 2023 që po mbahet në Arabinë Saudite.

Sipas njoftimit zyrtar të faqes së FIFA-s në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook, ylli me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, dhe producenti i famshëm muzikor, David Guetta, do të jenë pjesë e kësaj nate të jashtëzakonshme.


Bebe Rexha, e cila është autore e shumë hiteve ndërkombëtare në muzikë, ka pasur nderin gjithashtu të interpretojë himnin zyrtar të këtij kampionati me titullin “It’s On”. Ky fakt vë në pah rëndësinë dhe impaktin që ka ajo në skenën muzikore ndërkombëtare.

Njoftimi në faqen zyrtare të FIFA-s shprehet si më poshtë: “Artistët e nominuar për Grammy do të performojnë në ceremoninë përmbyllëse përpara finales së Kampionatit Botëror të Klubeve FIFA 2023. Bashkojuni David Guettas dhe Bebe Rexhës për një natë të paharrueshme”.

Bebe Rexha arrin në Arabinë Saudite, shfaqet e mbuluar teksa pritet të performojë në Kampionatin Botëror të Klubeve të FIFA-s 2023
Lexo po ashtu Bebe Rexha arrin në Arabinë Saudite, shfaqet e mbuluar teksa pritet të performojë në Kampionatin Botëror të Klubeve të FIFA-s 2023

Kjo tregon se fansat dhe spektatorët që do të ndjekin finalen e madhe të kësaj ngjarjeje sportive do të kenë mundësinë të përjetojnë një spektakël muzikor të nivelit të lartë, përpara se të shohin ndeshjen e shumëpritur që do të përcaktojë kampionin botëror të klubeve për vitin 2023.

Rexha njoftoi pak ditë më parë përmes Instagramit se kishte arritur tashmë në Arabinë Saudite për t’u përgatitur për paraqitjen e madhe. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori