LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha arrin në Arabinë Saudite, shfaqet e mbuluar teksa pritet të performojë në Kampionatin Botëror të Klubeve të FIFA-s 2023

Bebe Rexha arrin në Arabinë Saudite, shfaqet e mbuluar teksa pritet të performojë në Kampionatin Botëror të Klubeve të FIFA-s 2023

Bebe Rexha, ndër talentet më të njohura të skenës muzikore ndërkombëtare me origjinë shqiptare, ka ndërmarrë një udhëtim të veçantë drejt Lindjes së Mesme.

Këngëtarja e famshme ka arritur në Jeddah të Arabisë Saudite, dhe ka ndarë me fansat mbërritjen e saj përmes një videoje të shpërndarë në InstaStory.


Në një pjesë të video, Bebe shfaqet e mbuluar me hijab, gjest i cili tregon respektin dhe adaptimin ndaj kulturës dhe zakoneve fetare të vendit pritës.

Në video, Bebe shfaqet teksa udhëton në qytetin historik të Jeddah duke marrë një pamje të jetës lokale, duke përfshirë edhe gjurmë të qytetërimit tradicional saudit.

Ajo është e shoqëruar nga babai i saj, Flamuri Rexha, i cili duket se e ndihmon të zbulojë bukuritë dhe veçoritë e kësaj perle të Arabisë Saudite.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Arsyeja e vizitës së saj është profesionale dhe tejet prestigjioze. Bebe Rexha pritet marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror të Klubeve të FIFA-s 2023.

Bebe Rexha publikon himnin e Kampionatit Botëror të Klubeve 2023 nga FIFA në Arabinë Saudite
Lexo po ashtu Bebe Rexha publikon himnin e Kampionatit Botëror të Klubeve 2023 nga FIFA në Arabinë Saudite

Pak kohë më parë, ajo bëri të ditur se ishte zgjedhur të jetë interpretuesja e himnit zyrtar të këtij eventi sportiv, me këngën që titullohet “It’s On”.

Zëri dhe shfaqja e Bebe Rexhës janë të njohura për të tërhequr dhe bashkuar njerëz nga të gjitha anët e botës, dhe performanca e saj në një ngjarje kaq të madhe si ‘FIFA Club World Cup’ do të shërbejë si një dritare e re për të dëshmuar aftësitë e saj si artiste e klasit botëror. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori