LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha publikon himnin e Kampionatit Botëror të Klubeve 2023 nga FIFA në Arabinë Saudite

Bebe Rexha publikon himnin e Kampionatit Botëror të Klubeve 2023 nga FIFA në Arabinë Saudite
Foto: FIFA/YouTube

Ndërsa pritshmëritë rriten për Kampionatin Botëror të Klubeve FIFA në Arabinë Saudite 2023, FIFA është e entuziazmuar të njoftojë se sensacioni ndërkombëtar i popit, Bebe Rexha, është zgjedhur të jetë zëri i turneut dhe e këngës zyrtare – “It’s On”.

Bebe Rexha, e cila ka qenë katër herë e nominuar për çmimet “Grammy” dhe njihet për hitet e saj që kanë pushtuar klasifikimet botërore të muzikës, sjell talentin e saj në “It’s On”, duke kapur thelbin e turneut elitar botëror të futbollit të klubeve – ofron një sfond perfekt për dramën dhe emocionin në fushë, shkruan FIFA.


Turneu filloi më 12 dhjetor, ku Fluminense, Manchester City, Urawa Reds, Al Ahly, Club León, Auckland City dhe Al Ittihad do të përballen kokë më kokë, dhe kulmon me finalen më 22 dhjetor.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Duke diskutuar mbi “It’s On”, Bebe Rexha tha: “Krijimi i një kënge për FIFA-n këtë vit ka qenë një mundësi e pabesueshme, njëherë në jetë dhe jam aq e emocionuar që fansat të dëgjojnë këtë këngë himnike ndërsa luhet gjatë FIFA Club World Cup”.

Bebe Rexha duket atraktive në frymën e festave të fundvitit, ndërsa pozon krah nënës së saj
Lexo po ashtu Bebe Rexha duket atraktive në frymën e festave të fundvitit, ndërsa pozon krah nënës së saj

RedOne, Shefi i Muzikës së FIFA-s, shtoi: “Është një nder absolut dhe privilegj i madh për mua të jem i përfshirë në Kampionatin Botëror të Klubeve FIFA në Arabinë Saudite 2023. Nuk është sekret dashuria ime për muzikën dhe futbollin. Ka qenë një përvojë frymëzuese dhe udhëtim kreativ për të punuar në Himnin e Kampionatit Botëror të Klubeve FIFA 2023 “It’s On” me sensacionin Bebe Rexha.

@beberexha My new anthem for @FIFA ♬ original sound – BebeRexha

“Me Kampionatin Botëror të Klubeve të FIFA-s që po mbahet në Arabinë Saudite, ne me të vërtetë donim të përfshinim disa tinguj autentikë muzikorë dhe vokalë nga rajoni, ndërsa balanconim atë me një histori lirike globale dhe tingull muzikor për të bashkuar botën së bashku si vetëm futbolli mund”. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori