LAJMI I FUNDIT:

Familjarët e tri foshnjëve të vdekur, demantojnë ministrin Taravari

Familjarët e tri foshnjëve të vdekur, demantojnë ministrin Taravari

Familjarët e tre foshnjeve të vdekura dje në klinikën e Shkupit, demantojnë ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari. Sot nga kjo Ministri dolën me deklaratë zyrtare për këtë rast.

Zyrtare, MSH jep detajet rreth vdekjes së tri foshnjave
Lexo po ashtu Zyrtare, MSH jep detajet rreth vdekjes së tri foshnjave

Familjarët pyesin ministrin se a është në dijeni se sa lindje ka pasur dje në klinikën e Shkupit.


”Në bazë të informacioneve në spital gjatë ditës kur ndodhi rasti ka pasur 55 lindje kurse spitali ka gjithsej 18 inkubator.”

”Nga Ministria u tha se klinika e Shkupit i ka kontaktuar prindërit dhe është diskutuar disa herë dhe u është shpjeguar gjendja e të sapolindurve, trajtimi, gjithashtu edhe shanset e mundshme për mbijetesë.”

”Edhe kjo nuk është aspak e vërtetë sipas familjarëve njëra nga foshnjet ka vdekur rreth orës 12 në mesditë, foshnja e dytë rreth orës 19, kurse foshnja e tretë rreth orës 22 në mbrëmje kurse prindi është kontaktuar rreth orës 23 dhe i kanë thënë sonte pusho se je i lodhur dhe eja nesër në spital të ju tregojmë për gjendjen e fëmijëve, babai i foshnjeve nuk ka qenë në dijeni se  foshnjet kanë vdekur një natë më parë.” thuhet në letrën drejtuar televizionit Koha nga familjarët.

”Gjatë ditës, ministri do të takohet me prindërit e foshnjave të vdekura si dhe me gjithë stafin që ka qenë përgjegjës për kujdesin e foshnjave të sapolindura, as edhe ky shkrim nuk është i vërtetë, sot as që janë kontaktuar prindërit ose familjarët e foshnjeve të vdekur nga minisri Taravari apo dikush tjetër dhe as që kanë lënë takim për ta sqaruar situatën tragjike që i ndodhi familjes Iseni nga fshati Dobrosht i Tetovës.”

”Taravari nuk është koha për aktrim, por formo një ekip i cili do ta hulumtojë rastin deri në fund që të zbardhet e vërteta dhe fajtorët të dalin para ligjit. ”/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori