Në përvjetorin e 20 të Betejës së Koshares u kujtuan të rënët e saj. Familjarë të të rënëve me lot në sy deklarojnë se institucionet nuk kanë bërë e as nuk po bëjnë asgjë. Ndërkohë liderë institucionesh deklaruan se kujtojnë të gjithë të rënët e edhe masakrat që Serbia i ka kryer në Kosovë, madje folën edhe për ikjen e të rinjve.
Familjarë të dëshmorëve dhe shumë qytetarë nga vendi dhe rajoni kishin ardhur t’i kujtojnë të rënët në betejën me armikun serb në kufirin shqiptaro-shqiptar.
Sokol Çelaj me vaj në buzë kujton djalin e tij, Rifat Çelaj të rënë në betejën e Kosharës, por është i zhgënjyer me drejtuesit e institucioneve të shtetit që nuk kanë bërë sa duhet për familjet e dëshmorëve.
“Prej Gjermanisë ka ardh në luftë. S’kam ditë asgjë, veç kur me ka ftuar Rrustem Berisha, për me varros djalin. Unë e pritsha rrogën prej tij (djalit), por ai ishte vrarë këtu. Edhe pesë djem të tjerë i kam, ky pushtet nuk më ka ndihmuar asgjë. Të pestit i kam pa punë, edhe pse jam ngushtë shumë (materialisht). Askush nuk vjen me na vizitua. Nuk di çka u bë kështu”, tha Çelaj.
Ndërsa, vëllai i komandantit Agim Ramadani, Jashar Ramadani ka folur në emër të familjes së dëshmorëve, i cili vlerësoi lartë veprën dhe kontributin e të gjithë të rënëve në Koshare.
Ramadani tha se është bërë realitet ëndrra e Agimit për themelimin e ushtrisë.
“Jam i nderuar të flas sot para jush, jo vetëm si vëlla i Agimit, por jam një nga ju, dhe flas sot pas 20 viteve ku qëndrojmë pran tyre jemi më të lehtësuar, sepse e kemi edhe një amanet të realizuar në Kosovën tonë. Shokët mbajnë mend që Agimi u kishte thënë: “Edhe vetëm një ushtar nëse mbetet gjallë e ka për obligim ta formoj ushtrinë dhe me vazhdu luftën””, tha Ramadani.
E Bashkim Jasiqi dymbëdhjetë vjeçar, në këtë përvjetor i ka kushtuar një poezi xhaxhait të tij, Bashkim Jasiqi, dëshmor.
“Sot më 9 prill erdha në varreza
Por ti vetëm më dëgjon dhe nuk më flet dot
Shpirti yt në qiell vetëm më shikon afër të madhit Zot
Shikoj borën që ka rënë mbi ty dhe them aty je axhi im
Ah sikur të kam mundësi të hidhem në përqafim
Ku do që jam, ku do që shkoj nga zemrat e vuajtur nga zemra jo kurrë nuk s’të largoj
Të kujtoj me mall, të qoftë dheu i lehtë aty ku pushon ti”, kështu e ka kujtuar Bashkimi i ri, Bashkimin dëshmor.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se beteja e Koshares ka hapur një kapitull të ri në atë kohë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
“Sot kremtojmë 20 vjetorin kësaj beteje patriotike, atdhetare, të rëndësishëm dhe historike dhe vendimtare për çlirimin e Kosovës. Në radhët e këtyre angazhimeve për liri dhe pavarësi për çlirim ishin bashkuar të gjithë me një synim, me një qëllim, me një vizion për çlirimin përfundimtar të Kosovës nga sundimi për më tepër se një shekullor i Serbisë. Sot po shënojmë 20 vjetorin e betejës së Koshares në të njëjtën kohë kujtojmë edhe masakrat që shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë”, tha presidenti Thaçi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me këtë rast tha se u deshën 100 vjet që dëshmorët e lirisë t’i thonë jo ndarjes, por bashkimit. Por, Veseli pati një porosi për të rinjtë që po e braktisin Kosovën.
“U deshën 100 vjet që trimat si Agim Ramadani, Sali Çeku, Xhemajl Fetahu, Abaz Thaçi dhe 114 dëshmorë të lirisë të vijnë pikërisht këtu, dhe t’i thonë jo ndarjes, pro bashkimit. Lufta e Kosharës, lufta e UÇK-së është luftë e shqiptarëve për liri, për bashkim për prosperitet dhe për orientim perëndimor. Shqiptarët edhe mund ta lëshojnë vendin e vet, tani më po na ikin shumë të rinj, mund të shkojnë lirshëm në Evropën perëndimore, por Kosova do të mbetet përjetë e shqiptarëve”, theksoi Veseli.
Ndërsa, në emër të kryeministrit Ramush Haradinaj, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe ish komandant në Koshare, duke thënë se vepra e dëshmorëve tashmë heronj duhet të jetë udhërrëfim për shtet ndërtim.
“Beteja e Kosharës ishte një betejë që nuk zgjati me orë, por ishte një betejë që zgjati po thuajse dhjetë javë. Gjatë kësaj kohe luftimet nuk pushuan dhe ishte shumë vështirë që të gjendet një ditë që nuk kishe luftime. Por, ajo që vlen të theksohet se këta djem, me një motiv të jashtëzakonshëm, me zemër të madhe ishin të vendosur të luftojnë deri në çlirimin përfundimtar të vendit”, tha Berisha.
Edhe Mustafë Fejzullahu nga Bajgora ka kujtuar vëllain e tij dëshmor, Ali Fejzullahu të rënë në luftën çlirimtare në Koshare, i cili kishte ardhur nga Italia për të luftuar në Kosovë.
Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot është organizuar manifestimi Tradicional “Ditët e Shqipes – 2019”, për nder të 20-vjetorit të Betejës së Koshares./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City