LAJMI I FUNDIT:

Falimenton Mohamed Hadid – babai i Gigi, Bella dhe Anwar Hadidit

Falimenton Mohamed Hadid – babai i Gigi, Bella dhe Anwar Hadidit
Foto: Getty Images/Guliver

Mohamed Hadid ka deklaruar falimentin në emër të kompanisë së tij që zotëron rezidencën e tij, kjo pasi një gjyqtar i tha atij se ai duhet të shkatërrojë shtëpinë e tij të Bel-Air, në vlerë 100 milion dollarë.

Kompania e Mohamed, “901 Strada LLC”, paraqiti dokumente në gjykatën federale të falimentimit një ditë para Ditë së Falënderimeve, duke deklaruar se ai ka midis 10 dhe 50 milionë dollarë borxh.

Sipas dokumenteve, Mohamed thotë se rezidenca e tij Bel-Air ka nevojë për vëmendje të menjëhershme – duhet të sigurohet fizikisht ose të mbrohet nga moti, shkruan TMZ.

Mohamed Hadid (Foto: Rochelle Brodin/Getty Images/Guliver)

Kjo është e dukshme sepse siç është raportuar, një gjykatës thotë se Mohamed duhet ta rrënojë ojbketin e tij 30,000 metra katrorë sepse është i pasigurt për një mori arsyesh dhe prona është një rrezik për fqinjët e Hadid.

Fqinjët e Mohamed-it dhe qyteti janë të shqetësuar se rezidenca është në një kodër të paqëndrueshme dhe nuk është ndërtuar me standardet e sigurisë.

Në dokumente, Mohamed thotë se ai ka mbi 386,000 dollarë borxh ndaj një kompanie të projektimit dhe menaxhimit dhe mbi 200,000 dollarë borxh ndaj një kompanie të materialeve të ndërtimit. Ai thotë se i ka borxh mbi 93,000 dollarë një kompanie prishjeje dhe i ka borxh mbi 35,000 dollarë hidraulikëve.

Procesverbali i falimentimit ngre mundësinë që nëse Mohamed nuk paguan pesë milion dollarët e parashikuar për prishjen e rezidencës, taksapaguesit lokalë do të duhet të kalojnë në faturë.

Nuk mungon përkrahja nga Dua Lipa: Përveç donacioneve personale, unë bashkohem me markën Bond për të grumbullaur fonde
Lexo po ashtu Nuk mungon përkrahja nga Dua Lipa: Përveç donacioneve personale, unë bashkohem me markën Bond për të grumbullaur fonde

Mohamed është babai i motrave super modele Gigi dhe Bella Hadid, si dhe i modelit Anwar Hadid – ky i fundit tash e sa muaj është në lidhje me artisten e njohur shqiptare me fam= ndërkombëtare, Dua Lipa. /Telegrafi/

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori