LAJMI I FUNDIT:

“Faleminderit Zotit për çdo gjë”, reagimi i Florian Markut në rrjetet sociale pas fitores ndaj Luisettos

“Faleminderit Zotit për çdo gjë”, reagimi i Florian Markut në rrjetet sociale pas fitores ndaj Luisettos

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar pas fitores ndaj Jorick Luisetto në kuadër të IBF në kategorinë ‘walterweight’ apo të mesme të lehtë.

Florian Marku ka vazhduar karrierën e tij në boks si i pamposhtur duke marrë fitoren e radhës ndaj Luisettos dhe duke vazhduar rrugën për mbrojtjen e titullit në IBF.


Fitorja e djaloshit 29-vjeçar nga Lushnja erdhi pas një meçi fantastik të zhvilluar për plot tetë raunde me dominim.

Florian Marku vazhdon si i pamposhtur në boks, mbron titullin në IBF pas triumfit ndaj Luisettos
Lexo po ashtu Florian Marku vazhdon si i pamposhtur në boks, mbron titullin në IBF pas triumfit ndaj Luisettos

Triumfi erdhi me vendim unanim të gjyqtarëve 78-76, ndërsa pas fitores Marku nuk harroi të falënderoj Zotin dhe të gjithë ata që e përkrahen në këtë meç.

Ky falënderim i boksierit shqiptar erdhi me anë të profilit të tij privat në rrjetin sociale Facebook.

Fjalët e Florian Markut pas fitores: Dua të luftoj në Tiranë, radhën e kanë të gjithë boksierët britanikë – edhe Conor Benn
Lexo po ashtu Fjalët e Florian Markut pas fitores: Dua të luftoj në Tiranë, radhën e kanë të gjithë boksierët britanikë – edhe Conor Benn

Postimi pa ndërhyrje i Markut

FALEMINDERIT ZOTIT PER CDO GJE. Faleminderit te gjithe ju qe ishit sot prezent. Edhe te gjith qe me keni ndjekur Live neper TV jam munduar prej raundit te pare per Knockout por nuk erdhi. Rendsi ka fitorja tani do mar pak kohe pushim me familjen dhe nga viti tjeter do kemi ndeshje te medha .Ju falenderoj nga zemra te gjithve per përkrahjen

/Telegrafi/