LAJMI I FUNDIT:

“Faleminderit, por nuk kam nevojë për paratë tuaja”, ylli i Juventusit refuzoi milionat saudite

“Faleminderit, por nuk kam nevojë për paratë tuaja”, ylli i Juventusit refuzoi milionat saudite

Klubet nga Arabia Saudite po bëjnë bujë të vërtetë në tregun e transferimeve të futbollit këtë verë, pasi arritën të tërheqin me para disa prej yjeve më të mëdhenj, por jo ehe portierin Wojciech Szczesny.

Portieri i Juventusit hodhi poshtë qartë dhe me zë të lartë mundësinë që ai të transferohej në këtë vend për të luajtur futboll.


“Oferta nga Arabia Saudite? Kam fituar mjaftueshëm në jetën time. Preferoj sfidat argëtuese dhe mbrojtja e portës së Juventusit është sfida më e mirë e mundshme”, ka thënë fillimisht Szczesny.

Polaku ishte një temë e shpeshtë e mediave italiane këtë verë, të cilët e zhvendosnin vazhdimisht nga një klub në tjetrin.

Szczesny për fillet e karrierës: Doja të bëhesha sulmues, por isha shumë i dobët
Lexo po ashtu Szczesny për fillet e karrierës: Doja të bëhesha sulmues, por isha shumë i dobët

“Kam lexuar shumë pak për veten time dhe e vetmja gjë që di është se të gjitha këto tekste vështirë se mund të më prekin”.

“Unë do të jem lojtar i Juventusit për aq kohë sa ata më duan. Dëshira për të rifituar Scudetton po bëhet gjithnjë e më e madhe. Ne jemi të frustruar që nuk kemi fituar trofe kohët e fundit, sepse ky klub është mësuar të fitojë”, përfundoi polaku.

Portieri me përvojë i kombëtares polake ka vendosur t’i qëndrojë besnik “Zonjës së Vjetër”, golin e së cilës e mbron që nga viti 2017 dhe së fundmi ai ka nënshkruar kontratë të re deri në fund të verës së vitit 2025. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori