LAJMI I FUNDIT:

Fahrush Azemi dhe Shemi me këngë në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë

Fahrush Azemi dhe Shemi me këngë në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë

“Të kam në zemër Kosovë” është titulli i këngës që Fahrush Azemi në bashkëpunim me Shemsi Krasniqin e “Ilirëve”, kanë sjellë për publikun shqiptar në prag të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë të Kosovës.

Azemi në një intervistë për KosovaPress ka treguar se kjo është dhurata që ai ka përzgjedhur t’iu japë admiruesve të muzikës së mirëfilltë shqipe për ditëlindjen e shtetësisë së Kosovës.


Inspirimi për të ardhur me një këngë të tillë i ka ardhur nga një postim spontan të një kënge të atdhetarit Jusuf Gërvalla, për të cilën kishte marrë shumë komente dhe kërkesa pozitive nga ata që e kishin dëgjuar.

“Ideja për këtë këngë më ka ardhur në momentin kur lansova në Facebook shumë spontanisht një këngë me kitarë të Jusuf Gërvallës. Ajo këngë pati shumë efekt në Facebook. Shumë njerëz më thanë pse nuk po krijon diçka të ngjashme. Kështu më obliguan të krijoj diçka. Dhe ishim në prag të 10 vjetorit të pavarësisë të Kosovës… Dhe fillova me krijua diçka me kitarë, e nisa, e zhvillova dhe kontaktova me kolegët i mi. E përmbylla disi edhe tekstin edhe melodinë”.

“Kolegët e mi me të cilët bashkëpunoj e mirëpritën shumë, dhe ata më dhanë edhe një të shtyrë për të vazhduar tutje. Kontaktova edhe me kolegët e mi, Hysni Klinkaun i cili mori përsipër orkestrimin, Tomor Berishën, i cili mori përsipër hedhjen e këngës në nota dhe më bënë një demo që na frymëzoi për të vazhduar tutje. Gjatë demos vendosëm t’i fusim edhe disa bashkëpunëtorë tjerë, Shemin e ‘Ilirëve’, i cili pranoi bashkëpunimin me kënaqësi. Kënga lipste edhe një dramë, ku e gjetëm një aktor shumë të madh, Ismet Azemin. Pasi e bëmë një kompletim të përgjithshëm e thirrëm edhe regjisorin Blerdi Malushin i cili në momentin që e dëgjoi këngën tha më leni mua këngën që ta çoj në fund. Një këngë e tillë tha rrallë realizohet”, është shprehur Azemi.

Teksa theksoi se edhe kori i shkollës fillore ‘Dardania’ në Prishtinë i dhanë hijeshi dhe kuptim këngës. Ai ka thënë se synimi i kësaj kënge është që t’i motivojë të rinjtë që të gjejnë shpresë për të ecur përpara, pavarësisht ballafaqimeve që hasin përgjatë rrugës. Derisa tregoi se e veçanta e kësaj kënge përveç përmbajtjes së fuqishme që ka, qëndron edhe në videoklipin e saj, në të cilin janë fokusuar të paraqesin mesazh pozitiv.

Azemi ka theksuar se përderisa dëshmorët i kanë dhënë kuptim këngës e Kosovës lirinë, ata i kanë përmendur në tekst, porse në videoklip kanë paraqitur në mënyrë figurative simbolika dhe gjëra pozitive pasi që sipas tij, nderimi më i mirë për dëshmorët është puna me nder dhe synimi për ta çuar vendin përpara.

“Mesazhi i kësaj kënge është shpresë për rininë, shpresë për këtë vend. Për me e bë këtë tekst së pari më është dashur t’i jap vetes shpresë. Sikur shumë të tjerë që bisedojnë për zhgënjimin shpesh, por kur mendova thellë në vetvete, e pash që nuk kemi shumë të drejtë të zhgënjehemi. Kemi qenë në pozita më të vështira, e kemi bërë ballë. Kurse tani i kemi punët më mirë se asnjëherë. Dhe teksti burojë nga kjo ide… Në videoklip nuk kam futur as dëshmorë, as varreza, as zhgënjim, as dhembje. I kam përmendur por gjatë xhirimeve e diskutuam … Ideja ka qenë që videoklipi të mos i përfshijë, ne i kemi respektuar, i kemi vlerësuar, dhe gjithmonë do t’i respektojmë sepse pa ata ne nuk do të ishim këtu. Kështu që shpresoj që ta mirëpret publiku”, ka shtuar këngëtari Azemi.

E regjisori Blerdi Malushi tha se duke pasur parasysh fuqinë e madhe të tekstit nuk ka qenë e lehtë të gjejnë elementet e nevojshme për ta përshkruar një Kosovë e cila për shqiptarët është shumë e madhe.

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori