LAJMI I FUNDIT:

Facebook thotë se mund të ndalojë llogarinë e Trumpit “për një kohë të pacaktuar”

Facebook thotë se mund të ndalojë llogarinë e Trumpit “për një kohë të pacaktuar”

Kufizimet e llogarisë në Facebook të presidentit amrikan, Donald Trump do të vazhdojnë të paktën edhe për dy javët e ardhshme.

Madje, edhe “për një kohë të pacaktuar”, tha CEO i rrjetit social, Mark Zuckerberg.


Vendimi shënon një përshkallëzim të madh nga Facebook pasi është vënë nën presion të fortë për të ndaluar presidentin amerikan, i cili po vazhdon me retorikën nxitëse të kryengritjes, transmeton Telegrafi.

Nëse kufizimet mbajnë, Facebook mund të jetë platforma e parë kryesore që do ta heq përgjithmonë llogarinë e Trumpit.

Ndryshe, pas një tubimi të mbajtur në Uashington, ku mbajti fjalim edhe Trump, shumë mbështetës të tij ia mësyn Kongresit Amerikan, me ç’rast katër persona kanë vdekur dhe shumë janë lënduar. /Telegrafi/