LAJMI I FUNDIT:

Facebook më shumë trafik se Google

Facebook më shumë trafik se Google

Trafiku i rrjetit social Facebook në Britaninë e Madhe e ka tejkaluar atë të gjigantit të kërkimit në internet – Google për rreth 7 për qind gjatë ditës së Krishtlindjeve.

Vizitat e rrjetit më të famshëm social në botë kanë marrë 10.5 për qind të trafikut të gjithmbarshëm në Britaninë e Madhe gjatë ditës së krishtlindjeve, krahasuar me 9.77 sa ka marrë Google, në po të njëjtën ditë.

Vitin e kaluar, Facebook arriti që të jetë faqja numër një edhe në Amerikë, sa i përket ditës së Krishtlindjeve. Madje, kjo ka ndodhu edhe gjatë ditës së Vitit të Ri, dhe përsëri pas disa muajve, në javën e dytë të muajit mars 2010. / Telegrafi /