LAJMI I FUNDIT:

Facebook do të blejë 15 biznese të reja

Facebook do të blejë 15 biznese të reja

Facebook do të mund të blejë më shumë se 15 kompani të vogla dhe të mesme gjatë vitit 2011, duke përdorur të njëjtën strategji të biznesit sikurse gjatë këtij viti.

Strategjia e biznesit përmes së cilës rrjeti social kërkon të gjejë teknologji të reja, të cilat mundësojnë funksione të reja që zgjerojnë mundësitë e përdoruesve, ndërsa bashkë me këto përvetësime të reja vijnë edhe inxhinierët e rinj, si pjesë e kapitalit njerëzor.

Gjatë muajit tetor, Facebook pati përvetësuar Drop.io, si dhe FriendFeed dhe Hot Patato gjatë muajit gusht. Sipas Reuters, thuhet se Facebook ka zbuluar planet për blerjet e reja në një seminar gjatë javës së kaluar.


Nëse bazohemi në kapitalin dhe vlerën tregtare të Facebook, për të cilën tani thuhet se ka tejkaluar edhe shifrën 59 miliardë dollarë, atëherë mund të thuhet se ky rrjet social lehtësisht mund ta përballojë blerjen e bizneseve të reja. /Telegrafi /