LAJMI I FUNDIT:

Fabregas: Arsyeja që iu bashkova Monacos ishte Henry

Fabregas: Arsyeja që iu bashkova Monacos ishte Henry

I transferuari te Monaco në afat të janarit, Cesc Fabregas, është shprehur i mërzitur për shkarkimin e Thierry Henry nga pozita e trajnerit.

Spanjolli ka zbuluar se arsye kryesore që ai iu bashkua skuadrës franceze nga Chelsea ishte tekniku francez.

“Nuk do të gënjej, një nga arsyet kryesore që erdha te Monaco është se Thierry më thirri”, ka thënë Fabregas, i cili luajtu së bashku me Henryn te Arsenali nga 2003 deri në 2011.

Cesc Fabregas duke përshëndetur tifozët e Chelseat në ndeshjen e fundit (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

“Ai dëshironte që unë të luajë në çdo ndeshje, çdo minutë. Jemi të mërzitur, sepse më të vërtetë mendoj se ai do të bëhet trajner i madh. Jam i sigurt”.

“Futbolli nuk pret dhe ndoshta nuk ishte momenti i duhur apo ai nuk kishte kohën të përmbush gjithë planet dhe gjithçka që ai dëshironte të bënte. Kjo është jeta, ndodh”, ka shtuar spanjolli.

Henry i jep një shikim vrasës mbrojtësit 17 vjeçar të Monacos vetëm pse ky i fundit harroi ta rregullojë karrigen pas intervistës
Lexo po ashtu Henry i jep një shikim vrasës mbrojtësit 17 vjeçar të Monacos vetëm pse ky i fundit harroi ta rregullojë karrigen pas intervistës

Fabregasi te Monaco është paraqitur në tri ndeshje deri më tani në Ligue 1, por ende nuk ka gjetur gol apo asistim në 248 minuta.

Në të kaluarën spanjolli ishte edhe pjesë e Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori