LAJMI I FUNDIT:

F1, Mercedes-Hamilton, skuadra për t’u mundur

F1, Mercedes-Hamilton, skuadra për t’u mundur

Numërimi mbrapsht për startin e sezonit të ri të Formulës 1 tashmë ka filluar. Të gjithë pilotët dhe skuadrat pjesëmarrëse kanë mbërritur në Melburn për të zhvilluar garën e parë të Botërorit të këtij viti.

Mercedesi dhe Lewis Hamilton janë ata që duhen mundur, duke qenë se janë kampionët e botës për Konstruktorë dhe Pilotë.


Pikëpyetja në këtë sezon qëndron se cila skuadër do të jetë ajo që do të rivalizojë më shumë me gjigandët gjermanë. Ferrari është ajo që ka më shumë mundësi për ta bërë një gjë të tillë, ndërkohë që sytë janë edhe nga Red Bull e Williams. Por përgjigjja për këtë do të merret në provat e së shtunës dhe garën e së dielës.

“Të gjithë pilotët kërkojnë të bëjnë xhiron dhe garën perfekte. Gjithnjë duam që të ngremë sa më lart stekën, pasi një gjë e tillë mund të ndodhë. Mendoj se këtë vit Ferrari mund të ketë fshehur një as nën mëngë”, tha Hamilton.

Ndërsa Vettel deklaroi se Ferrari është përmirësuar, por vetëm pas disa garave do të kuptohet se sa shumë ka ecur përpara kjo skuadër. Gjithsesi, gjermani tha se ai dhe Ferrari do të bëjnë gjithçka për t’ia rrëmbyer Mercedesit rolin e favoritit për të fituar titullin botëror në Formula 1. Ferrari nuk e fiton një titull për pilotë që në vitin 2007 me Kimi Raikkonen, ndërsa herën e fundit që u shpall kampion për Konstruktorë ishte në vitin 2008.

Në trend Sport

Më shumë
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bundesliga
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Boks
Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Boks
Ronaldo lidhet me një kalim te Leverkuseni, por çfarë kishte thënë Alonso për portugezin

Ronaldo lidhet me një kalim te Leverkuseni, por çfarë kishte thënë Alonso për portugezin

Bundesliga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Kalo në kategori