LAJMI I FUNDIT:

EXIT sërish në mesin e 10 festivaleve më të mira në Evropë

EXIT sërish në mesin e 10 festivaleve më të mira në Evropë

Tetë vjet rresht, EXIT Festival po renditet në mesin e 10 festivaleve më të mira në Evropë dhe atë në kategorinë kryesore të “European Festival Awards”.

Bazuar nga më shumë se një milion votues nga mbi 60 vende, EXIT ka konfirmuar statusin e saj si një nga festivalet kryesore evropiane, ku ka qenë në konkurrencë të ashpër me gjigantët e tjerë si: Glastonbury e Britanisë, Roskilde nga Danimarka dhe Tomorrowland nga Belgjika.


“EXIT Adventure” shënon një tjetër sukses të madh për shkak se festivali i saj “Revolucioni në Timishoara” ka hyrë në finale dhe atë në dy kategori! Duke gjykuar nga përvoja e “Sea Dance Festival”, e cila fitoi çmimin në vitin 2014, çmimi “Oscar” për EXIT Adventure këtë herë mund të vjen në Timishoara, për shkak të festivalit të “Revolucionit”, ku është nominuar edhe në kategorinë “Best New Festival”.

Gjithashtu, drejtori i programit dhe bashkë-themelues i festivalit EXIT, Ivan Milivojev, është nominuar në kategorinë për përsosmëri dhe angazhim, (Award for Excellence and Passion)!

Reperi më i kërkuar britanik dhe ylli i festivalit EXIT të këtij viti, Stormzy, i cila është në lulëzim të emrit dhe karrierës, është favoriti kryesor për yllin më të mirë të ri.

Fituesit janë votuar nga publiku nga e gjithë Evropa, së bashku me jurinë e EFA, e përbërë nga individë të shquar nga bota e industrisë së festivalit, lista e të gjithë finalistëve mund të gjendet në faqen zyrtare të EFA. EXIT këtë çmim e ka fituar në vitin 2013 dhe në çdo vit pasues ishte ndër tre të parët, ndërsa Sea Dance fitoi çmimin prestigjioz në vitin 2014,në edicionin e tij të parë!

Biletat në shitje nga 7 dhjetori!

Deri në EXIT festivalin e ardhshëm si dhe festimin e 50 vjetorit të “Summer of Love 1967” kanë mbetur edhe tetë muaj, dhe numri i të interesuarve për bileta është dy herë më i lartë se në vitet e mëparshme.

Menjëherë pas përfundimit të festivalit të këtij viti, brenda vetëm pesë ditë, për biletat e para janë lajmëruar më shumë si 20.000 të interesuar nga më shumë se 60 shtete.

Të gjithë që janë paraqitur gjatë kësaj periudhe, tashmë kanë blerë biletat e tyre. Të mërkurën, me 7 dhjetor, fillon zyrtarisht shitja e biletave për EXIT Summer Of Love2017!

Në Kosovë, Biletat janë në dispozicion në këto pika të shitjes :

Exit Kosovo
Januz Zejnullahu 40/3 Prishtina
exitkosovo@gmail.com
Kosovo to Exit

Gjilan
kosovotoexit@gmail.com
044 95 85 75; +386 49 663 660

Shav M
Kallabria Mitrovica
shav-m@hotmail.com
+386 49 583 991

Holiday KIM Plus
Kneza Milosa bb Mitrovica
+381 28 421707, +381 28 422816
holidaypluskm@gmail.com

Dhe në Shqipëri:

Enter
Tirana
enteralbania@gmail.com
+355 69 622 7714

Një numër i limituar i biletave do të jetë në dispozicion me çmim promovues nga 58euro, i cili është 60% më i lirë në krahasim me çmimin e plotë.

Në trend Magazina

Më shumë
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori