LAJMI I FUNDIT:

Eurovision 2018 – pesë gjërat të cilat i mësuam

Eurovision 2018 – pesë gjërat të cilat i mësuam
Nuk është Beyonce, është Eleni Foureira, shqiptare!!! Foto: Getty Images

Eurovisioni i këtij viti ka qenë absolutisht një spektakël me finalen e madhe të Lisbonës që u transmetua te një audiencë prej 200 milionë fansash në gjithë botën.

Edhe nëse ju pëlqen, ose jo shfaqja më e madhe muzikore në botë, është e vështirë të mohohet se epoka moderne e Eurovisionit ofron një produksion të detajuar, me vokale cilësore dhe performanca që ofrojnë të gjitha, për të gjithë – nga “heavy metali” i hungarezëve deri te popera e estonezëve.


Kjo ngjarje, shkruan The Guardian, është shfaqja ultimative e inkluzivitetit, diversitetit muzikor dhe knaqësisë, ku adhurues nga e gjithë bota vijnë për të përkrahur vendine tyre. Por, ky edicion kishte diçka më ndryshe dhe më poshtë janë pesë gjëra që i kemi mësaur këtë vit.

1. Politika është jashtë, por këngët me mesazhe janë brenda

Këngët politike janë të pranishme në Eurovision, ku fituesja e vitit 2016, Jamala nga Ukraina fliste për tensionet mes Rusisë dhe vendit të saj për Krimenë.

Performanca e Britanisë ishte ndërprerë.

Por, kjo nuk do të thotë se nuk mund të përçosh mesazh me këngë. Hyrja e Franës me këngën “Mercy” flet për tregimin e një foshnje të lindur vitin e kaluar në një barkë nga emigrantë që shpëtuan në detin e Mesdheut, teksa Netta nga Izraeli riktheu fuqinë e femrave me këngën e saj “Toy”.

Befasia më e madhe ishte Irlanda, që në hyrje të këngës fliste për një storie homoseksualësh me anë të vallëzimit, një gjë që nuk duhet të jetë më një mesazh, por pasi që po flitet për të drejtat e LGBT-së, atëherë sigurisht se mund të trajtohet i tillë kur dihet se shumë vende ende kanë probleme me respektin e këtyre të drejtave – vende prezente në Eurovision.

2. Mos “u kruani” me EBU-në

Teksa po flasim për Irlandën, organizatorët e këtij viti anuluan kontratën e transmetuesit kinez, Mango TV, pasi televizionii këtij vendi vendosi që të mos transmetojë këngën e Irlanëds që fliste për një lidhje homoseksualësh.

Tatuazhet e Eugentit nuk u pëlqyen nga kinezët, Foto: Getty Images

Mango TV po ashtu cenzuroi edhe performancën e Shqipërisë sepse performuesi Eugent Bushpepa kishte tatuazhe të dukshme. EBU me anë të një komunikate ka bërë të ditur se cenzurimi i përmbajtjes nuk është në një linjë me vlerat e përgjithshme të EBU-së dhe traditës krenare të festimit të diversitetit muzikor.

“Mendoj se ishte vendim i rëndësishëm nga EBU, dhe është një vendim i drejt. Jam i lumtur për këtë”, deklaroi këngëtari Ryan O’Shaughnessy. Mirë e luajtur, EBU.

3. Propozimet janë “efektet” e reja skenike

Në vitet e fundit prapavijat gjigante skenike me ekrane LED dominuan skenografitë e Eurovisionit, me grafika të sofistikuara që sollën dimension të ri të performancave. Kujtojmë grafikat e Mans Zelmerloë në fitoren e tij me këngën “Heroes” në vitin 0215 dhe qytetërimin e shprehur në 3D nga Sergey Lazarev në vitin 2016.

Performanca e Moldavisë

Këtë vit Portugalia vendosi të largojë mish mashin e pikselëve nga skena, duke kërkuar nga vendet pjesëmarrëse që të rimendojnë se si do të bëjnë dallimin në skenë. Kjo ka rezultuar në mënyrë të paevitueshme me shumë propozime, përfshirë një piano gjigante/arkivol nga Ukraina e të tjera instalacione interesante nga Estonai dhe Finlanda.

Më e mira nga të gjitha ishte ajo me dollapin e Moldavisë, ku skena ishte një performancë fizike komike që kurrë nuk do të mund të bëhej me LED ekranët e pikselët e shumtë. Më shumë nga kjo ju lutem.

4. Muzika e vërtetë, është e gjitha muzikë

Kur Salvador Sobral fitoi Eurovisionin vitin e kaluar, ai e bëri fjalimin fitues të tij kundër muzikës së shpejt pa ndonjë përmbajtje, duke e cilëuar fitoren e tij si “një fitore për njerëzit që bëjnë muzikë e cila ka domethënie”.

Ai shtoi: “Muzika nuk është për fishekzjarre, muzika është për ndjenjë. Le ta ndryshojmë këtë dhe le të kthejmë muzikën, e cila është ajo që vërtet ka vlerë në fund të ditës”.

Këtë vit Eurovisioni është rikujtim se ajo që konstituon domethënien në muzikë është unike për secilin dëgjues, qoftë nga popi suedez, roku hungarez, baladat irlandeze e deri te çudia izraelite që është një gjë e padëgjuar më parë. Eurovisioni është një kuti e variateteve të fishekzjarreve të bukura, Salvadorit të muzikës së vërtetë dhe gjithë asaj që e bënë Eurovisionin kaq të mrekullueshëm.

5. Nuk ka përfunduar, derisa të jetë e përfunduar

Favoriti për këtë edicion të Eurovisionit ka ndryshuar për javë të tëra dhe e gjitha filloi në mbrëmjen që ishte finalja më e hapur për vite të tëra, ku secila prej gjashtë apo shtatë këngëve favorite mund ta fitonte trofeun.

Por, në fund ishte Netta nga Izraeli ajo që e ngriti trofeun për himnin e saj të fuqisë së femrave, “‘Toy” me zërat bonus të pulave, stilit bjork-esk dhe tekstit si “po e marr në shtëpi Pikachun”.

Nuk është Beyonce, është Eleni Foureira, shqiptare!!! Foto: Getty Images

Votimi shfaqi një mos përputhje të madhe mes asaj që pëlqen juria (baladat austriake dhe gjermane kryesisht) dhe atë që publiku preferon të fitojë (hitit të stilit Beyonce nga Qipro dhe duetit të Italisë për efektet e luftës dhe terrorizmit – të dy këto këngë të kënduara nga shqiptarë!!!).

Fitorja e Nettas u pëlqye nga të dyja, një triumf për një gjë krejt ndryshe, gjë për të cilën edhe është Eurovisioni. Dikush gati për Jerusalem 2019?

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori