LAJMI I FUNDIT:

Euroleague, Real Madrid triumfon ndaj Barcelonës

Euroleague, Real Madrid triumfon ndaj Barcelonës

Real Madrid ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të Euroleagues.

Basketbollistët madrilenë kanë triumfuar kundër rivalit të përbetuar Barcelonës me rezultat 87-75.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar deri në sekondat e fundit, kur Los Blancos e mbyllën njëzet minutshin e parë me një epërsi prej dy pikëve, 40:38.

Periudha e parë ishte krejtësisht e barabartë mes këtyre dy ekipeve, ku ky çerek përfundoi 15:15.

Slloveni vazhdon shkëlqimin edhe me Realin pasi u shpall kampion me kombëtaren në kampionatin evropian të basketbollit

Por, thyeja e madhe në ndeshje ndodhi në çerekun e tretë kur vendasit realizuan 28 pikë kundrejt 14 të pranuar.

Megjithëse kataluansit triumfuan në dhjetë minutshin e fundit, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur humbjen për Barcën, e cila u mposht me rezultat prej 87-75.

Basketbollisti më efikas në ndeshje ishte slloveni Luka Doncic, i cili realizoi 26 pikë ndërsa te mysafirët ishte Ante Tomic me 17 sosh.

Pas kësaj, Reali ka bilanc prej gjashtë fitoresh dhe po aq humbjesh ndërsa Barcelona ka katër fitoreve kundrejt tetë fitoreve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori