LAJMI I FUNDIT:

Eugenie Bouchard, e suksesshme, e popullarizuar dhe e bukur (Foto)

Eugenie Bouchard, e suksesshme, e popullarizuar dhe e bukur (Foto)

Eugenie Bouchard është padyshim një prej sportisteve më të bukura në botë.

Tenistja kanadeze ka lindur më 25 shkurt 1994, ndërsa është e gjatë 178 centimetra.


Eugenie çmohet edhe për dukjen e saj (Sports Illustrated)

Ajo ka filluar të luajë tenis që nga mosha pesëvjeçare, ndërsa në vitin 2012 e ka fituar Wimbledonin në konkurrencën e juniorëve. Të njëjtin turne e fitoi në vitin 2011 dhe 2012 në lojën në dyshe.

Atletet që kanë tërhequr vëmendje me dukjen gjatë vitit 2016 (Foto)
Lexo po ashtu Atletet që kanë tërhequr vëmendje me dukjen gjatë vitit 2016 (Foto)

Jetën e biondes, krahas dashurisë ndaj sportit, e përcjellin edhe shumë meshkuj, të cilët nuk i bëjnë ballë bukurisë së saj dhe trupit të formësuar.

Me tenis ka filluar të merret që nga mosha pesëvjeçare

Duke qenë se merret me sport, Eugenie pëlqen mënyrën e shëndetshme jetësore dhe stërvitet rregullisht, ashtu që nuk është befasi që ka një trup të tillë. /Telegrafi/