LAJMI I FUNDIT:

Estonia: Rusia po përgatitet për luftë me Perëndimin brenda dekadës, synon t’u afrohet vendeve baltike dhe Finlandës

Estonia: Rusia po përgatitet për luftë me Perëndimin brenda dekadës, synon t’u afrohet vendeve baltike dhe Finlandës

Rusia synon të dyfishojë numrin e trupave të saj përgjatë kufirit me shtetet baltike dhe Finlandën, ndërsa përgatitet për një konflikt të mundshëm ushtarak me NATO-n brenda dekadës së ardhshme, sipas shërbimit të inteligjencës së jashtme të Estonisë.

Kaupo Rosin, drejtori i përgjithshëm i shërbimit estonez, analiza e të cilit për Rusinë ndiqet nga afër në kryeqytetet perëndimore, është zyrtari më i fundit evropian që paralajmëron për ‘oreksin’ e vazhdueshëm të Moskës për konflikt përtej pushtimit të saj në shkallë të plotë të Ukrainës, transmeton Telegrafi.


"Vendi më i rrezikshëm në Tokë", lufta me Rusinë mund të nisë nga ky korridor në Evropë dhe brenda pesë vjetëve, thonë ekspertët
Lexo po ashtu "Vendi më i rrezikshëm në Tokë", lufta me Rusinë mund të nisë nga ky korridor në Evropë dhe brenda pesë vjetëve, thonë ekspertët

“Ne shohim se rusët në mendimin e tyre po llogaritin se konflikti ushtarak me NATO-n është i mundur në dekadën e ardhshme”.

Reformat ushtarake ruse nga fundi i vitit 2022 tregojnë një rritje “të konsiderueshme” të trupave në krahun lindor të NATO-s, deklaroi Rosin.

Gjermania paralajmëron rrezikun: Putini mund të sulmojë vendet e NATO-s
Lexo po ashtu Gjermania paralajmëron rrezikun: Putini mund të sulmojë vendet e NATO-s

“Rusët po planifikojnë të rrisin forcën prezencën ushtarake përgjatë kufirit të shteteve baltike, por edhe afër kufirit finlandez”, theksoi eksperti estonez

“Ne me shumë gjasa do të shohim një rritje të fuqisë punëtore, ndoshta rreth dyfishim. Do të shohim një rritje të personelit të armatosur, tankeve, sistemeve të artilerisë gjatë viteve të ardhshme”.

Ndryshe, vlen të theksohet se Rusia e ka vendosur kryeministren estoneze Kaja Kallas në listën e të kërkuarve, ndërsa tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit vazhdojnë të rriten për shkak të luftës në Ukrainë.

Rusia lëshon një urdhër arresti për kryeministren e Estonisë - Kremlini thotë se është "vetëm fillimi"
Lexo po ashtu Rusia lëshon një urdhër arresti për kryeministren e Estonisë - Kremlini thotë se është "vetëm fillimi"

Emri i Kallas figuronte në regjistrin e personave të kërkuar në Ministrinë e Brendshme në lidhje me akuzat penale.

Megjithatë, nuk specifikohej se me çfarë akuzash përballej Kallas.

Kjo është hera e parë që ministria ka vënë një lider të huaj në listën e të kërkuarve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Kalo në kategori