LAJMI I FUNDIT:

Espanyoli konfirmon se gjashtë lojtarë të tyre janë të prekur me coronavirus

Espanyoli konfirmon se gjashtë lojtarë të tyre janë të prekur me coronavirus

Espanyol ka treguar se gjashtë anëtarët të skuadrës së tyre të parë dhe stafi trajnues kanë rezultuar pozitivisht me coronavirus.

Kjo pason lajmet se 35 për qind e skuadrës së Valencia janë me këtë sëmundje, megjithëse Los Che besojnë se shumica e lojtarëve të tyre janë infektuar.


“Në këtë pasdite, është konfirmuar se gjashtë anëtarë të skuadrës së ekipit të parë të RCD Espanyol de Barcelona dhe stafi stërvitës kanë marrë rezultate pozitive në testet COVID-19, të cilat u kryen gjatë orëve të fundit”.

“Të gjithë ata vuajnë nga simptoma të buta dhe janë në përputhje me rekomandimet mjekësore”, thuhet në deklaratën e Espanyolit.

Espanyol  kishte ndalur punën më 13 mars dhe lojtarët e tyre kanë qenë në izolim në shtëpitë e tyre që nga ajo kohë.

Sidoqoftë, nuk përjashtohet mundësia që numri i lojtarëve të infektuar të rritet në ditët në vijim, sepse skuadra kishte qenë në kontakt me njëri-tjetrin deri para disa ditësh. /Telegrafi/