Netflix ka ngjallur zemërim publik mbi planet për të rikrijuar momentet e fundit tragjike të princeshës Diana në Paris.

Reklama

Kjo lëvizje shkaktoi edhe reagimin e anëtarëve të ekipit që punonte në serialin “The Crown”, të cilët kanë frikë se këto plane mund ta kalojnë kufirin.

Informacioni vjen pasi seriali, me Elizabeth Debicki në rolin e Dianas, përballet me zemërim në rritje për komplotet e “e egra”, me pretendime për pandjeshmëri, kaq shpejt pas vdekjes së Mbretëreshës.

Netflixi është gjithashtu nën kritika për skenat që do të transmetohen së shpejti, e të cilat sugjerojnë se princi Philip kishte lidhje me një shoqe të tij. Por, tani po punohet për skena akoma më rrëqethëse.

Reklama

“Të kthehesh në Paris dhe t’i kthesh ditët dhe orët e fundit të Dianas në një dramë, është shumë e pakëndshme”, ka thënë një burim.

Reklama

Skenat do të fokusohen në udhëtimin e fundit fatkeq të princeshës Diana në vitin 1997 dhe tregojnë ditët dhe orët para dhe pas përplasjes tragjike në nënkalim. /Telegrafi/