LAJMI I FUNDIT:

Është koha për spektakël në Final 4 të Ligës Unike

Është koha për spektakël në Final 4 të Ligës Unike
(Foto: ligaunike.com)

Pas përfundimit të edicionit të rregullt dhe çerekfinaleve është koha për Final 4 të Ligës Unike, që do të përcaktojë kampionin e kësaj gare, apo trofeun më të çmuar.

Final 4 do të zhvillohet më 20 dhe 21 prill në ‘Karagaçi’ të Pejës, ku do të takohen Golden Eagle Ylli-Teuta dhe Peja-Prizreni 16.


Kampion është Ylli, që gjithashtu ka fituar edhe Superkupën Mbarëkombëtare, dy trofetë e vetëm të kësaj gare, që janë mbajtur deri më tani.

Ylli kishte përfunduar garat e rregullta me 13 fitore dhe vetëm një humbje. Humbja e vetme ishte pikërisht nga Teuta e Durrësit me rezultat 78:71, por më pas kishin fituar therandasit 73:59. Durrësakët kishin përfunduar garat në vendin e pestë, e më pas në çerekfinale të ‘play-offit’ mundën Tiranën.

Peja dhe Prizreni 16 janë ndeshur dy herë në garat e rregullta në Ligën Unike, ku pejanët shënuan dy fitore. Në elitën e basketbollit të Kosovës janë përballur katër herë, ku në gjitha ndeshjet fituan pejanët. Verdhezinjtë përfunduan garat e rregullta në vendin e dytë, ndërsa prizrenasit në vendin e tretë dhe në çerekfinale të ‘play-offit’ kishin mundur Rahovecin.

Ylli është skuadra e parë që e ka fituar Ligën Unike dhe Superkupën Mbarëkombëtare në edicionin e kaluar
Lexo po ashtu Ylli është skuadra e parë që e ka fituar Ligën Unike dhe Superkupën Mbarëkombëtare në edicionin e kaluar

Orari

E mërkurë

17:00 Golden Eagle Ylli-Teuta

20:30 Peja-Prizreni 16

E enjte

17:00 Ndeshja për vendin e tretë

20:30 Finalja


Në trend Sport

Më shumë
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori