LAJMI I FUNDIT:

Është kampion bote në WBC, por nuk do ta besoni se si duket fytyra e Tyson Furyt pas grushteve të Ngannout

Është kampion bote në WBC, por nuk do ta besoni se si duket fytyra e Tyson Furyt pas grushteve të Ngannout

Tyson Furyt duket si mos më keq në paraqitjen e tij të fundit pas duelit me Francis Ngannou.

Kampioni i botës në peshat e rënda në kategorinë WBC ka pranuar se e kishte të vështirë të mposhte kamerunas, ndërsa fytyra e tij e tregon më së miri atë.


Kur u pyet nga Boxing King Media nëse ai e kishte nënvlerësuar kundërshtarin e tij, Fury, i cili kishte një sy të mavijosur dhe lëndime në ballë, tha: “Ju nuk mund t’i hiqni asgjë nga Francis Ngannou”.

Pësoi humbje të diskutueshme nga Fury, vjen lajmi i vitit për Ngannoun
Lexo po ashtu Pësoi humbje të diskutueshme nga Fury, vjen lajmi i vitit për Ngannoun

“Ai ishte një luftëtar i mirë dhe më dha një luftë të mirë dhe kjo ishte e gjitha. Jam stërvitur shumë mirë, jam përgatitur shumë mirë dhe nuk kam asnjë justifikim”.

“Është boksi. Disa ditë keni të mira dhe disa jo, dhe vazhdoni të ecni përpara. Zakonisht kur mediat thonë: ‘Është një mospërputhje dhe nuk ia vlen ta shikosh’, ju jeni në një natë të vështirë”.

“Dhe nëse nuk do të stërvitesha aq fort sa bëra, nuk do ta kisha kaluar atë luftë. Ai godet fort, por ishte një goditje në pjesën e pasme të kokës, goditje në raundin e tretë”.

Francis Ngannou tallet keq me Tyson Furyn - ia përmend pingpongun
Lexo po ashtu Francis Ngannou tallet keq me Tyson Furyn - ia përmend pingpongun

“Përveç kësaj ai nuk ofroi gjë tjetër. Ndjeva se koha ime ishte mjaft e gabuar. Kisha qenë përsëri jashtë ringut për gati një vit”, ka shtuar më tej Gypsy King.

Fury pritet të përballet me Oleksand Usyk në fillim të vitit të ardhshëm për titullin e kampionit të unifikuar, ndërsa ukrainasi ishte mbrëmë i pranishëm dhe pa të gjitha pikat e dobëta të britanikut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori