LAJMI I FUNDIT:

Është emerald – Rita Ora zbulon në emisionin e Jimmy Fallon unazën e martesës me të cilën bashkëshorti i saj Taika Waititi i propozoi

Është emerald – Rita Ora zbulon në emisionin e Jimmy Fallon unazën e martesës me të cilën bashkëshorti i saj Taika Waititi i propozoi

Së fundmi ajo konfirmoi se u martua me regjisorin Taika Waititi vitin e kaluar.

Dhe për herë të parë, Rita Ora tregoi me krenari unazat e saj teksa u shfaq në emisionin shumë të shikuar “The Tonight Show me Jimmy Fallon” në New York City të mërkurën mbrëma.

Këngëtarja 32 vjeçe, tregoi me krenari unazën e saj verbuese të fejesës me gur emerald me rreth ari, pasi pranoi se e kishte zgjedhur vetë.

Duke folur me prezantuesin Jimmy, 48 vjeç, ajo zbuloi: “Është hera ime e parë që tregoj unazën time – ndihem sikur je pjesë e marrëdhënies sime sepse ne të shikojmë çdo natë – a është kjo e frikshme?”.

E pyetur nëse kishte gisht në zgjedhjen e diamantit verbuese, Rita rrëfeu: “Mund ta kem udhëhequr në drejtimin e duhur”.

Reklama
Reklama

Ajo shpjegoi: “Është kur ti e di se çfarë dëshiron! E dija që doja të isha me të dhe ti dëshiron që të jetë vërtet e drejtë kështu që mund ta kisha çuar në dyqan dhe t’i tregoja saktësisht se çfarë unaze doja”.

Rita – e cila dukej sensacionale e veshur me një bluzë argjendi dhe mini fund – zbuloi gjithashtu se dasma e saj me Taikan e kishte frymëzuar për krijimin muzikor në albumin e saj të ardhshëm.

“Jam shumë e emocionuar për këtë muzikë, sepse ndihem sikur udhëtimi që më mori për të arritur në këtë pikë, dy vitet e fundit, jeta ime ka ndryshuar në mënyrë drastike”, shpjegoi ajo.

“Marrja e një vendimi për të kaluar pjesën tjetër të jetës me dikë është një lloj vendimi i madh dhe kështu më bëri të kompozoj përsëri”, ka theksuar artistja me origjinë shqiptare.

Reklama
Reklama

“Unë u frymëzova nga dashuria, edhe nëse është e ëmbël… Kjo është më shumë sesa thjesht muzikë, është një moment në jetë për mua”, tha Ora.

Rita përndryshe është duke promovuar këngën dhe klipin e saj më të fundit, “You Only Love Me”, në skenat e të cilit shfaqet me vello e veshur si nuse.

Megjithatë, Rita së fundmi hodhi poshtë çdo pretendim se fustani i nusërisë në klip ishte fustani i vërtetë i nusërisë që ajo veshi në dasmën e saj intime me Taika Waititin.

Gjatë një paraqitje në “The One Show”, Rita tha: “Jo, nuk ishte në fakt ajo që kisha veshur”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Magazina

"Çfarë pune ke ti me Luizin" - publikohet telefonata e Oltës me bashkëshortin e saj brenda BBVA, produksioni ndërpret telefonatën

Magazina
Motra e Luizit zbulon se ka folur me Kiarën pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania?

Motra e Luizit zbulon se ka folur me Kiarën pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania?

Magazina
Kujtim nga Big Brother - 'Ciao Berto' mirëpret në fabrikë finalistin Artan Thaçi: Si u jetësua kolltuku i dizajnuar në dedikim për Cimën

Kujtim nga Big Brother - 'Ciao Berto' mirëpret në fabrikë finalistin Artan Thaçi: Si u jetësua kolltuku i dizajnuar në dedikim për Cimën

Butrint Avdyli
Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Magazina
“Shko vishu se na mbyte” - Luizi mahnitet nga dukja e Jorit teksa e ‘ngacmon’ gjatë sfilatës

“Shko vishu se na mbyte” - Luizi mahnitet nga dukja e Jorit teksa e ‘ngacmon’ gjatë sfilatës

Magazina
Kalo në kategori