LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shkëlqen në të kuqe në eventin vjetor të ‘American Heart Association’

Rita Ora shkëlqen në të kuqe në eventin vjetor të ‘American Heart Association’

Rita Ora ndezi skenën të mërkurën mbrëma në koncertin e ‘Go Red For Women Red Dress Collection’ të American Heart Association në New York City.

Ngjarja cilësohet si përhapja e fjalës për vrasësin më pjellor të grave në Amerikë – sëmundjet e zemrës.


Artistja 32-vjeçare e muzikës pop shfaqi talentin e saj muzikor duke kënduar live një sesion këngësh të saj, gjersa ishte veshur me një fustan të kuq.

Veshja e saj e ekspozuar ishte pothuajse e tejdukshme, duke e lejuar atë të shfaqte këmbët e saj të holla ndërsa përndiqte skenën.

Rita Ora merr propozim nga fansi, por më pas ia tregon unazën e martesës duke i thënë se "është e zënë"
Lexo po ashtu Rita Ora merr propozim nga fansi, por më pas ia tregon unazën e martesës duke i thënë se "është e zënë"

Ritës iu bashkua një gamë interpretuesish rezervë për koncertin e saj të fundit, i cili vjen pas publikimit të këngës së saj më të re “You Only Love Me”.

Më herët në mbrëmje ajo parakaloi në tapetin e kuq me një fustan shumë më konservator, por ende të ndritshëm dhe me ngjyrë të kuqe.

Ajo vuri në pah fizikun e saj të tonifikuar për t’u pasur zili në një fustan të kuq të ngjitur për trup me mëngë të gjata.

Rita, e cila ka lindur në Prishtinë të Kosovës, dukej magjepsëse në këtë mbrëmje.

Veshja e zbuluar e Rita Orës tregon pak më shumë se ç'duhet nga kofshët e saj gjatë një shëtitje në New York City
Lexo po ashtu Veshja e zbuluar e Rita Orës tregon pak më shumë se ç'duhet nga kofshët e saj gjatë një shëtitje në New York City

Duke mprehur tiparet e saj të fytyrës me një makijazh të theksuar, ajo i dha pamjes edhe më shumë shkëlqim me një palë vathë delikate.

Flokët e saj bionde ishin kaçurrela ishin lënë në valëzime të lirshme.

E mërkura ishte ditë mjaft e zënë për Ritën, e cila gjithashtu ishte planifikuar të performonte këngën e saj të re në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” atë ditë.

Edhe pse ‘Go Red For Women’ prezantoi koncertin e së mërkurës, ngjarja filloi nga Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut, “The Heart Truth”.

Të ftuarit e famshëm që u shfaqën në skenë në koncertin e vitit të kaluar përfshinin: Garcelle Beauvais, Vivica A. Fox, Christina Milian dhe Star Jones.

Çdo vit ‘Go Red For Women’ zbulon një grup ‘Grash të vërteta’ të zgjedhura nga e gjithë Shtetet e Bashkuara për të qenë ambasadorët e tyre.

Klasa e këtij viti përbëhet nga 12 gra me prejardhje të ndryshme, të cilat të gjitha i kanë mbijetuar ose goditjeve në tru ose sëmundjeve të zemrës, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Magazina
Kalo në kategori