LAJMI I FUNDIT:

Është 74 vjeç por pamja dhe lëvizjet e tij në skenë nuk e tregojnë këtë – Lionel Richie mahnit fansat me interpretimin e tij edhe pas shtatë dekadash

Është 74 vjeç por pamja dhe lëvizjet e tij në skenë nuk e tregojnë këtë – Lionel Richie mahnit fansat me interpretimin e tij edhe pas shtatë dekadash

Lionel Richie vazhdoi me orarin e tij të ngjeshur të turneut me një shfaqje në ‘Chepstow Racecourse’ në Chepstow, Uells të premten mbrëma.

I njohur për atmosferën në koncertet e tij, artisti i i nderuar së fundmi me një yll në “Rock And Roll Hall Of Fame” e mbajti këtë përshkrim edhe një herë, duke ofruar shumë nga mega-hitet e tij të përjetshme për fansat e muzikës së tij.


Ikona 74-vjeçare performoi këngët e famshme si: “Say You Say Me”, “All Night Long” dhe “Hello”, shkruan DailyMail.

Vendi për shfaqjen e së premtes në Uells – i cili mund të presë deri në 30,000 fansa – është vetëm i fundit i turneut veror të muzikantit ikonik që ka planifikuar koncerte në vende të ndryshme të Evropës.

Pasi të kthehet në shtëpi për një pushim gati njëmujor, Richie më pas do të nisë turneun e tij me Earth, Wind & Fire në fillim të gushtit.

74-vjeçari kishte veshur xhinse të zeza dhe një këmishë të përshtatshme poshtë një xhakete të kuqe të ndezur.

Përkundër viteve që ka mbi supe, artisti i famshëm dukej mjaft në top formë dhe pamja e tij nuk e shpërfqate moshën që ai ka.

Duke u mburrur me një buzëqeshje të madhe, ndërsa komandonte skenën, Richie është plotësisht i vetëdijshëm se shumë nga fansat e tij vijnë në shfaqjet e tij duke pritur të dëgjojnë sa më shumë nga këngët e tij hit që të jetë e mundur.

Dhe gjatë turneut të tij në vazhdim ai ka bërë më të mirën për të përmbushur këto pritshmëri, me duke vendosur në listën e interpretimeve këngë të njohura si: “Penny Lover”, “Stuck On You”, “Endless Love”, “Dancing On The Ceiling”, “Hello”, “Say You, Say Me” dhe “All Night Long (All Night)”.

Richie shërbeu si bashkë-këngëtar dhe saksofonist në grupin Commodores nga viti 1968 deri në largimin e tij në vitin 1982 për t’u fokusuar plotësisht në karrierën e tij solo.

Gjatë karrierës së tij, Lionel Richie ka shitur më shumë se 125 milionë albume në mbarë botën, ndërsa vlerësimet e tij të shumta përfshijnë fitimin e gjashtë çmimeve “Grammy”, një “Oscar” dhe një “Golden Globe”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori