LAJMI I FUNDIT:

Ermonela Jaho, ambasadore kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve

Ermonela Jaho, ambasadore kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve
(Foto: Instagram/ermonelajaho)

Sopranoja me famë botërore, në një video të bërë publike në Shqip dhe Anglisht, njoftoi të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj kudo në botë, angazhimin e saj më të ri, në krah të CRCA/ECPAT Shqipëri, për të luftuar së bashku kundër dhunës e shfrytëzimit seksual të fëmijëve.

Ermonela Jaho, një ndër sopranot më të vlerësuara në botë, ka njoftuar se ka pranuar që të jetë ambasadore e CRCA/ECPAT Shqipëri në luftën kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe adoleshentëve.


Vetë ylli i operës, e njohur tashmë në të gjithë botën për interpretimin e saj të jashtëzakonshëm, ka përzgjedhur ta bëjë publik lajmin nëpërmjet një video-mesazhi në gjuhen shqipe dhe angleze, drejtuar jo vetëm fansave e ndjekësve të saj, por edhe të gjithë komunitetit shqip-folës kudo në botë.

Sopranoja në këtë mesazh thekson se: “Dhunuesit në mënyrë çnjerëzore po rrëmbejnë çiltërsinë dhe brishtësinë e fëmijëve të dhunuar, por ata nuk do të arrijnë KURRË ti bëjnë ata të heshtin! Të bëhemi ZËRI i atyre që nuk kanë zë për të folur dhe për të treguar!”- nënvizon Ermonela Jaho, duke ftuar të gjithë të bashkohen në luftën kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Ermonela Jaho është Ambasadorja e Parë që CRCA, Barnahus Shqipëri dhe Lëvizja Kombëtare #NEJEMI1 kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve, shpallën në ditën e parë të hapjes së aktiviteteve në kuadër të Ditës Evropiane dhe Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Fëmijëve, që kremtohen në Evropë dhe në Botë, në datat 18 dhe 19 Nëntor.

Shpallja e saj Ambasadore përkon me rritjen e tejskajshme të rasteve të dhunës dhe shfrytëzimit të vajzave për qëllime seksuale kudo në Shqipëri, duke e kthyer këtë çështje në një ndër më thelbësoret për jetën dhe mbrojtjen e fëmijëve. Barnahus Shqipëri vetëm në dy vitet e fundit ka shpëtuar nga kthetrat e pedofilëve 30 fëmijë dhe adoleshentë nga e gjithë Shqipëria.

E cilësuar si “interpretuesja operistike më e vlerësuar në botë”, Jaho do të angazhohet në ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe adoleshentëve, prindërve, nënave e baballarëve, për të folur hapur dhe raportuar pa frikë çdo ngjarje të dhunës, ngacmimit apo shfrytëzimit seksual.

Dhuna seksuale është një cenim i rëndë i të drejtave të fëmijëve. Vetëm brenda një viti, Shqipëria numëron mbi 60 raportime të fëmijëve të dhunuar apo shfrytëzuar seksualisht. Statistikat e OBSH-së tregojnë se deri në një miliard fëmijë të moshës 2–17 vjeç, kanë përjetuar dhunë ose neglizhencë fizike, seksuale ose emocionale gjatë vitit të kaluar.

Në trend Magazina

Më shumë
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Magazina
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Magazina
Kalo në kategori