LAJMI I FUNDIT:

Ermali flet për karrierën dhe njohjen me bashkëshorten

Ermali flet për karrierën dhe njohjen me bashkëshorten
(Foto: Instagram/ermal.fejzullahu)

Ermal Fejzullahu ka treguar shumëçka rreth muzikës dhe karrierës së tij mjaft të suksesshme.

Këngëtari ka qenë i ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Më lër të flas”, ku ka folur edhe në lidhje me bashkëpunimin me Romeo Veshajn në këngën “Më e mira”.


“Këtë verë unë më pak sukses kam pritur nga kënga jonë të jem i sinqertë. Unë po e bëja nga zemra dhe prandaj nuk kam marrë asnjë lek nga kënga. Elgiti më tha që do shkojë rreth pesë milionë klikime, por ajo tani numëron mbi 15 milionë”, ka deklaruar Ermali duke shtuar se kur e ka dëgjuar këngën, pjesën e dytë ka menduar se e ka kënduar Donaldi.

Artisti ka folur gjithashtu edhe për karrierën dhe mënyrën se si ka shkuar çdo gjë gjatë këtij viti: “Isha në një turne në Amerikë, ia kalova shumë mirë dhe si verë dhe pas vere ritmi vazhdon njësoj. Është publiku ai që jep shtysën më të madhe”.

Si është njohur Ermali me bashkëshorten e tij, Ariana: “Jemi njohur shumë të rinj në Prishtinë dhe gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie shumë të ‘shëndoshë’ dhe e falënderoj shumë për gjithçka”.

(Foto: Instagram/arianafejzullahu)

Një mesazh për të rinjtë që duan të martohen të rinj nga këngëtari: “Unë mendoj që martesa nuk ka lidhje nëse bëhet në moshë të re apo të vonë. Janë gjëra që vijnë me kohë. Për ata që martohen të rinj, ju këshilloj që ta marrin sa më qetë dhe shtruar”.

A ka ndikuar Sabri Fejzullahu në karrierën e Ermalit gjatë gjithë këtyre viteve: “Sigurisht në karrierën time dyert janë hapur për faktin që jam biri i Sabri Fejzullahut. E falënderoj nga zemra sepse asnjëherë nuk ka ndërhyrë në jetën time. Unë kam marrë shumë nga ai”.

Artisti ka treguar gjithashtu se: “Kur unë kam marrë pjesë te Top Fest kam qenë 16 vjeç. Ku e kam ditur unë çfarë ka qenë dedikimi atëherë luaja Playstation”. /TCH/

(Foto: Instagram/ermal.fejzullahu)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kalo në kategori