LAJMI I FUNDIT:

Ermal Meta kualifikohet në natën finale të Sanremos (Video)

Ermal Meta kualifikohet në natën finale të Sanremos (Video)

Kantautori shqiptar Ermal Meta kaloi në natën finale të festivalit italian të këngës, Sanremo.

Ai u klasifikua mes emrave të mëdhenj të muzikës italiane si Al Bano dhe Fiorela Manoja, ndërsa la pas në rrezik eleminimi Xhuzi Ferrerin dhe Ronin.


Kënga e tij “E ndaluar të vdesësh” konsiderohet si një nga krijimet me tekstin që përcjell mesazhin më të fortë në këtë festival. Artisti shqiptar, i prezantuar në këtë edicion si një emigrant që me punë dhe pasion mbërriti deri në skenën e Aristonit, sjell një këngë kundër dhunës në familje.

Tregon historinë e një djali që ka parë të ëmën të keqtrajtohej në familje dhe që sërish beson te dashuria si e vetmja rrugë për të rritur fëmijë më të mirë.

Këngëtari 35-vjeçar ka marrë pjesë edhe vitin e kaluar në garën e të rinjve, por emri i tij është i njohur në muzikën italiane, pasi ka shkruar tekste për shumë artistë të mëdhenj.

Shqiptari kujdeset për dukjen e aktorit italian Raoul Bova në Sanremo (Foto)
Lexo po ashtu Shqiptari kujdeset për dukjen e aktorit italian Raoul Bova në Sanremo (Foto)

Ndryshe, si mysafirë i festivalit italian të muzikës ka qenë edhe aktori Raoul Bova, i cili ka shkëlqyer në paraqitjen e edicionit të sivjetmë.

E për pamjen e aktorit shumë të njohur italian ishte përkujdesur stilisti shqiptar, Faik Zekaj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori