LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari kujdeset për dukjen e aktorit italian Raoul Bova në Sanremo (Foto)

Shqiptari kujdeset për dukjen e aktorit italian Raoul Bova në Sanremo (Foto)

Raoul Bova ka shkëlqyer në paraqitjen e edicionit të sivjetmë të Festivalit të muzikës në Itali, Sanremo.

Për pamjen e aktorit shumë të njohur italian ishte përkujdesur stilisti shqiptar, Faik Zekaj.


Kështu së paku ka njoftuar vetë Zekaj përmes një mesazhi dhe një fotografie të shpërndarë në llogarinë personale në Facebook teksa shihet duke i rregulluar flokët e Bovas, transmeton Telegrafi.

Në këtë festival do të performojë edhe këngëtari shqiptari Ermal Meta, i cili po vlerësohet shumë në shtetin italian.

Theksojmë se mbrëmë ishte hapja e festivalit, ndërsa do të zgjasë deri më 11 shkurt. Ky është edicioni i 67-të i festivalit më të madh të muzikës në Itali.

Kujtojmë se në këtë festival ka marrë pjesë edhe Elhaida Dani, e cila njëkohësisht është edhe fituese e “The Voice of Italy”. /Telegrafi/