LAJMI I FUNDIT:

Ermal Krasniqi shpallet për herë të tretë “Ylli i javës” në BKT Superligën e Kosovës

Ermal Krasniqi shpallet për herë të tretë “Ylli i javës” në BKT Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT, vazhdojnë ndarjen e çmimit “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“Ylli i javës” për xhiron e 31-të në BKT Superligën e Kosovës është shpallur futbollisti i Ballkanit, Ermal Krasniqi.

Për 24-vjeçarin e portokallezinjve nga Suhareka, kjo është hera e tretë brenda këtij edicioni që e fiton këtë çmim, por hera e parë në stinorin pranveror.

Ai ishte shpallur më i miri edhe në xhiron e dytë dhe në xhiron e 11-të.

Krasniqi ishte ndër lojtarët më të mirë të këtij edicioni dhe një paraqitje mbresëlënëse e pati edhe në ndeshjen e javës së 31-të në fitoren 3-2 kundër Dritës.

Ballkani mposht Dritën në dramën e pesë golave, prek titullin me një dorë
Lexo po ashtu Ballkani mposht Dritën në dramën e pesë golave, prek titullin me një dorë

Ai ishte kreator i golit të parë si dhe shënues i golit të tretë, në minutat shtesë, duke qenë përcaktues në arkëtimin e tre pikëve të reja, të cilat e kanë afruar Ballkanin te titulli i parë i kampionit.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e Ballkanit e ndau Artan Cecelia, menaxher i departamentit në BKT. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori