LAJMI I FUNDIT:

Erling Haaland pranon se ylli i Arsenalit mund të kishte fituar çmimin e futbollistit të vitit përpara tij

Erling Haaland pranon se ylli i Arsenalit mund të kishte fituar çmimin e futbollistit të vitit përpara tij

Erling Haaland ka sugjeruar se ishte me fat që u shpall Futbollisti i Vitit nga Gazetarët e Futbollit, pasi atë mund ta kishte fituar edhe ylli i Arsenalit, Martin Odegaard.

Sulmuesi i Manchester Cityt mori çmimin vjetor të Shoqatës së Gazetarëve të Futbollit të enjten në mbrëmje pas një sezoni mahnitës. Ai ka shënuar 52 gola gjatë sezonit të tij debutues në Angli pas një lëvizjeje nga Borussia Dortmund – 36 nga ata që vijnë në Ligën Premier.


Golat e tij e kanë ndihmuar skuadrën e  Pep Guardiolas që të ëndërrojë për tripletën. Titulli i Ligës Premier tashmë është siguruar, ndërsa City gjithashtu ka vend në finalen e Ligës së Kampionëve dhe FA Cup.

Haaland: Nuk e kisha menduar kurrë se do të ishte kaq mirë
Lexo po ashtu Haaland: Nuk e kisha menduar kurrë se do të ishte kaq mirë

Pasi mori trofeun, Haaland u pyet se kush do të ishte i denjë për çmimin larg vetes dhe ai emëroi një shok nga ekipi ndërkombëtar, si dhe një nga kolegët e tij të Cityt.

Duke folur për William Hill, ai tha: “Nëse do të më duhej të zgjidhja një lojtar tjetër për të fituar lojtarin e vitit, do të thosha se miku im norvegjez, (Martin) Odegaard ka pasur një sezon vërtet të mirë”.

“Ka edhe shokë të tjerë të skuadrës që mund ta kishin fituar lehtësisht sepse ka shumë lojtarë në skuadrën e Manchester Cityt që kanë qenë të jashtëzakonshëm këtë sezon. Nëse shikoni të gjitha ndeshjet tona, do të shihni se Rodri ka qenë kaq solid gjatë gjithë sezonit”.

Tifozët janë të tmerruar nga ushqimi që konsumoi Erling Haaland pas fitores ndaj Evertonit
Lexo po ashtu Tifozët janë të tmerruar nga ushqimi që konsumoi Erling Haaland pas fitores ndaj Evertonit

“Unë mendoj se ndonjëherë ai është pak i fshehur sepse është në mesfushë dhe është ai që merr gjithçka në lojë. Nuk dua të them shumë emra, por ndoshta mund të ketë qenë njëri prej tyre”, ka potencuar sulmuesi.

Odegaard ka shijuar një sezon të bujshëm pasi ndihmoi Arsenalin në atë që ishte një sfidë e papritur për titull. Ish-anëtari i Real Madridit këtë sezon ka shënuar 15 gola dhe tetë asistime në Ligën Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
Kalo në kategori