Erling Haaland ende ka shansin t’i thyejë tri rekordet historike me gola

Debutimi i mrekullueshëm i Erling Haaland në Ligën Premier arriti lartësi të reja të mërkurën pasi sulmuesi norvegjez shkatërroi rekordin 28-vjeçar të Alan Shearer me golin e tij të 35-të të sezonit.
Duke gjetur rrugën për te goli në fitoren 3-0 të Manchester City kundër West Ham, shokët e skuadrës së sulmuesit u rreshtuan për ta nderuar në Etihad në sfondin e një ovacioni nga tifozët, të gjithë plotësisht të vetëdijshëm se po shihnin diçka e jashtëzakonshme.
Të thuash që Haaland ka një nuhatje për të rishkruar librat e historisë nuk është aspak nënvlerësim: Sezoni i tij i parë bombastik në Angli e ka parë atë të thyejë dy rekorde.
22-vjeçari kaloi pesë herë pas portierit të pafat të RB Leipzig, Janis Blasëich në më pak se një orë gjatë ndeshjes së dytë të fazës së 1/8-së të Ligës së Kampionëve që sigurisht pa skuadrën austriake të eliminuar, ndërsa shanset për tripletën e Cityt filluan të lulëzojnë në një mbrëmje marsi në Etihad.
Haaland është personi i tretë në histori që arrin këtë sukses – vetëm Lionel Messi dhe Luiz Adriano e kanë arritur atë total në kompeticionin më prestigjioz të Evropës.
Më herët atë mbrëmje, ai u bë golashënuesi më i mirë i klubit në një sezon të vetëm, duke thyer rekordin 94-vjeçar të vendosur nga Tommy Johnson me golin e tij të 39-të të sezonit të mërkurën.
Por, me tetë ndeshje të mbetura këtë sezon – dhe ndoshta nëntë nëse arrijnë në finalen e Ligës së Kampionëve – Mail Sport vlerëson se cilat rekorde të tjera Haaland mund të thyejë ende në sezonin 2022-23.
Më shumë gola në Ligën e Kampionëve në një sezon të vetëm (17)
Ndërsa City synon të ndjekë një trefishtë historik – Haaland ndoshta i ka sytë nga rekordi aktual i kompeticionit për një sezon.
Ai u vendos nga Cristiano Ronaldo gjatë sezonit 2013-14, ku ylli portugez shënoi 17 gola gjatë ecurisë së tyre të suksesshme evropiane.
Ai shënoi një penallti gjatë finales kundër rivalëve Atletico Madrid, ku Los Blancos përfundimisht fituan ndeshjen 4-1 pas kohës shtesë.
Haaland aktualisht ka 12 në garë dhe ka një shans për të barazuar – apo edhe thyer – rekordin e Ronaldos.
Më shumë hat-trick në një sezon në Ligën Premier (5)
Norvegjezi tashmë ka katër het-tricke në Ligën Premier që nga përfundimi i transferimit të tij prej 60 milionë euro në Etihad në verë.
Ai ka arritur të shënojë tre gola në ndeshjet kundër Crystal Palace, Nottingham Forest, Manchester United dhe Ëolves këtë sezon, duke e vendosur atë në distancë të prekshme nga rekordi i një sezoni.
Ky është një tjetër rekord i Alan Shearer, në sezonin 1995-96 ku legjenda angleze shënoi pesë hat-trick.
Më shumë gola brenda një sezoni (63)
Rekordi aktual për më shumë gola në një sezon të vetëm në të gjitha garat në ligën e parë angleze qëndron në 63 gola dhe mbahet nga legjenda e Everton, Dixie Dean.
Dean e shkroi emrin e tij në historinë e futbollit pasi arriti shifrën befasuese në sezonin 1927-28.
Për të arritur rekordin e pabesueshëm, Haaland do të duhej të shënonte 12 gola në tetë ose nëntë ndeshjet për Cityn.
Rekordi dukej pothuajse i pamundur të thyhej në mars, por tani? Pothuajse asgjë nuk duhet të përjashtohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mund ta kishin nënshkruar për vetëm tre milionë euro më 2017, Liverpoolit tani i duhet të paguajë 200 milionë euro për pasuesin e Salah

Shtatë shtetet e vetme që janë ndaluar të luajnë në histori të Kupës së Botës

Kante hap llogarinë në Arabinë Saudite, shënon gol të jashtëzakonshëm nga distanca

Man Utd i gatshëm të shesë Sanchon për një çmim të lirë

Messi tregon se si e mendon të ardhmen, punën që synon ta bëjë pas pensionimit

Talenti nën pronësi të Barcelonës, Vitor Roque pëson lëndim të rëndë në Brazil - largohet me barelë

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias