Reperi i njohur nga Prishtina, Capital T, ka mbajtur një koncert madhështor në Tiranë të premten mbrëma duke elektrizuar publikun.

Në koncertin recital të Trim Ademit, të quajtur “Time Capsule”, ishin të pranishëm mijëra fansa, ndërsa ky shënonte edhe një nga ngjarjet më të mëdha të reperit deri më tani gjatë karrierës.

Capital T 'elektrizon' Tiranën, shënon ngjarjen më të suksesshme në karrierë me koncertin recital "Time Capsule" Capital T 'elektrizon' Tiranën, shënon ngjarjen më të suksesshme në karrierë me koncertin recital "Time Capsule"

Ndërsa për ngjarjen artistike në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytetin e Shqipërisë, e ka uruar edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Bravo Capital T për super koncertin, trimi mirë me shokë shumë!”, ka shkruar Veliaj në Instagram duke e publikuar edhe një video nga mbrëmja mahnitëse.

“Mbrëmë Time Capsule, Capital T, Alban Skënderaj, Yll Limani e plot artistë të tjerë, ndezën 1001 ëndrra te sheshi ‘Nënë Tereza’. P.S. Koncertet fantastike sapo kanë filluar në Tiranë!”, ka vazhduar më tej kryebashkiaku i Tiranës.

Dhe natyrisht që nuk ka munguar falënderimi nga Kapo, i cili i ka komentuar: “Faleminderit kryebashkiak për mbështetjen tënde”. /Telegrafi/