eksperti-banner

Kosova është njëri nga shtetet me numrin më të madh të mërgimtarëve.

Nga Evropa në Amerikë e Azi, thuajse në gjithë kontinentet ka shqiptarë që kanë migruar për një jetë më të mirë.


Tani kur jemi në vitin 2022, suksesi i shqiptarëve nëpër botë vetëm sa vjen e rritet.

Shumë futbollistë të talentuar shqiptar kanë shpërthyer nëpër klube të ndryshme evropiane, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar të rritet një futbollist i talentuar.

01e0009f e580 4c0d b8fc 3a2bb37f30d3

Erion Hyseni është talenti i madh nga Kosova që ka filluar të lë gjurmë në fillimet e karrierës së tij në futboll.

13-vjeçari që luan në rolin e sulmuesit anësorë po luan në skuadrën TFC (Total Football Club) me seli në Houston të Teksasit.

Shpejtësia e tij në krahë po bëjnë që për Erionin të kenë vëmendje të veçantë trajnerët dhe vet klubi TFC.

b87e638b a6fb 4458 9cd7 3a91496c53b1

Hyseni ka nisur të luaj futboll qysh kur ishte katër vjeçar dhe talenti që posedon premton shumë për një të ardhme të ndritur.

Në një prononcim për Telegrafin. talenti me prejardhje nga Vushtrria thotë se synon që të bëhet një futbollist profesionist në të ardhmen. "Kam filluar të luaj futboll qysh në moshën katër vjeçare pasi gjithmonë e kam dashur këtë sport", thotë fillimisht Erioni.

Jo vetëm shpejtësia e jashtëzakonshme që posedon vushtrriasi, por ai dallohet edhe me gola e asistime tek skuadra e tij.

"Në Amerikë po më njohin tani si futbollisti më i shpejtë në grupmoshat e mija, por unë shënoj e asistoj thuajse në çdo lojë, pasi edhe pozita që luaj si sulmues më jep më shumë mundësi për numra", vazhdoi tutje Erioni.

01d4899b 3c06 4f7c 8fe1 c7e64f525459

TFC U14 ku aktivizohet Erioni bën pjesë në garat e Major Soccer League (MLS), apo që është liga më e lartë e futbollit në Amerikë.

Ëndrra e madhe e Erionit është që një ditë të arrijë në ekipin e parë dhe të bëhet një futbollist profesionist.

"Unë jam në fillim të karrierës dhe punoj vazhdimisht shumë. Familja ime më ka përkrahur e vazhdon të më përkrahë pa masë që ëndrrën time ta bëj realitet për tu bërë një futbollist profesionist", tha Hyseni.

c0e490a2 d47a 4922 b02d 65ad095a5314

Qëllimi i Erionit është që një dit të luaj për kampionin në fuqi të Anglisë, Manchester City, derisa lojtari i tij i preferuar është francezi Kylian Mbappe, pasi edhe i ngjanë për rolin në fushë dhe sidomos shpejtësinë që ka.

"Fillimisht dua që të arrijë në ekipin e parë të Houstonit në MLS pastaj të kaloj edhe në Evropë. Klubi i preferuar është Manchester City për faktin se bëjnë një lojë shumë sulmuese dhe më pëlqen shumë".

"Ndërkohë sa i përket lojtarit të preferuar ai është Kylian Mbappe, pasi është i jashtëzakonshëm dhe është inspirim për mua", tha Hyseni.

Përkundër që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ëndrra e Erionit është që një ditë ta vesh fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.

c0e490a2 d47a 4922 b02d 65ad095a5314

"Shpresoj që të arrijë shumë në futboll, por ëndrra ime e madhe mbetet që ta veshi fanellën e Përfaqësueses së Kosovës. Unë kam lindur dhe jam rritur në Amerikë, por jam shumë i lidhur me vendin tim dhe dua që ta përfaqësojë atë. Shpresoj që kjo ëndërr të më realizohet sa më shpejtë", përfundoi Erion Hyseni. /Telegrafi/

telegrafi sport app