LAJMI I FUNDIT:

Eriksen: Kjaer luan për një ekip të gabuar

Eriksen: Kjaer luan për një ekip të gabuar

Christian Eriksen bën shaka për bashkatdhetarin e tij Simon Kjaer, seai e ndihmoi shumë, por ai luan për një ekip të gabuar.

Ish-ylli i Tottenhamit realizoi ​​një intervistë me TV2 Sport ku ai pranoi se kurrë nuk donte të largohej nga Interi.


Danezi vazhdoi të flasë për jetën e tij në Itali.

“Kjaer më ndihmoi aq shumë kur arrita në Itali, por padyshim, ai luan për një ekip të gabuar. Në fund të fundit, ai është në qytetin e duhur”, ka thënë Eriksen.

“Unë kam luajtur me të për një kohë të gjatë dhe e njoh shumë mirë brenda dhe jashtë fushës. Ai më ndihmoi të vendosesha”.

“Kuptoj shumë gjëra në italisht dhe njohja e gjuhës më ndihmon të kuptoj se çfarë dëshiron trajneri”.

“Sinqerisht, nuk kam praktikuar shumë gjuhën italiane. Sezoni 2020-21 u pezullua për shkak të COVID-19 dhe unë kam një fëmijë në shtëpi. Duhej të menaxhoja angazhime të shumta”, ka shtuar më tej Eriksen. /Telegrafi/