LAJMI I FUNDIT:

Eriksen drejt rikthimit, me 10 korrik do të jetë në Milano për testet shtesë ku edhe do të vendoset për të ardhmen e tij

Eriksen drejt rikthimit, me 10 korrik do të jetë në Milano për testet shtesë ku edhe do të vendoset për të ardhmen e tij

Jeta e Christian Eriksen po rikthehet gradualisht në normalitet, pas frikës së madhe që kishte pas ndeshjes së parë të grupeve ndaj Finlandës.

Mesfushori u rrëzua në fushë për shkak të një sulmi kardiak, ndërsa prej disa ditësh është duke qëndruar në shtëpinë e tij në Odense.

Së fundi mediat daneze raportojnë se në fundjavën e kaluar Eriksen u pa të dalë nga shtëpia për herë të parë që nga shtrimi në spital dhe të luajë me djalin e tij tre vjeçar, duke konfirmuar se ajo që ndodhi në “Paken Stadium” është vetëm një kujtim i hidhur.

Megjithatë për rikthimin në fushë nuk po mendohet ende, pasi danezi është në kontakt të vazhdueshëm me mjekët e klubit të Interit dhe pritet të rikthehet në Milano më datën 10 korrik, kur nis edhe grumbullimi i skuadrës.

Lojtari nuk do të stërvitet, por do të njihet me trajnerin e ri Simone Inzaghi dhe do t’i përshëndetet shokët e ekipit, pastaj do të kryer një sërë ekzaminimesh mjekësore për vlerësimin e gjendjes shëndetësore.

Aty do të vlerësohet se a do t’i hiqet defibrilatori i vendosur pak ditë më parë në spitalin në Kopenhagë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të vazhdojë të luajë te Interi.

Kjo pasi rregullorja në Itali e ndalon një futbollist të luajë në nivele profesioniste me një defibrilator artificial të vendosur.

Nëse vendoset të mos hiqet, Eriksen do të duhet të planifikojë të vazhdojë karrierën në një tjetër kampionat, pasi të gjitha hipotezat janë të mundshme, ndërsa pas kontrolleve do të mësohet më shumë për të ardhmen e futbollistit 29-vjeçar danez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë

Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë "po" ofertës së Arsenalit

Premier League
Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Ligat tjera
Real Madridi ka frikë se top ylli do të kërkojë largimin pas finales ndaj Dortmundit

Real Madridi ka frikë se top ylli do të kërkojë largimin pas finales ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
“Më ka ndodhur shumë herë”, Ancelotti shpjegon pse largimi i Xavit është i mirë për legjendën e Barcelonës

“Më ka ndodhur shumë herë”, Ancelotti shpjegon pse largimi i Xavit është i mirë për legjendën e Barcelonës

La Liga
Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Jadon Sancho refuzoi t’i kërkojë falje Ten Hagut

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Jadon Sancho refuzoi t’i kërkojë falje Ten Hagut

Ndërkombëtare
Liverpooli 'përgatit një sulm befasues' ndaj rivalëve të Ligës Premier për 'zëvendësimin' e Salah

Liverpooli 'përgatit një sulm befasues' ndaj rivalëve të Ligës Premier për 'zëvendësimin' e Salah

Premier League
Kalo në kategori