Erika Jayne është divorcuar nga partneri i saj, Tom Girardi, por e quajti atë ‘të komplikuar’ në episodin e së mërkurës në “The Real Housewives of Beverly Hills”.

“Ka kaq shumë gjëra në këtë divorc. Është shumë i komplikuar”, tha ajo. “Është shumë i vështirë për tu sqaruar”.

Jayne bëri kërkesë për divorc nga Girardi, 82 vjeçar, në nëntor pas 21 vitesh martesë.

Erika Jayne dhe Tom Gerardi (Foto: Getty Images)

Në një deklaratë për Fox News, 49 vjeçarja theksoi, “Pas shumë gjërash, unë kam vendosur t’i jap fund martesës time me Tom Girardi”.

Të gjitha lajmet nga Qejfi më i madh se Stambolli Të gjitha lajmet nga Qejfi më i madh se Stambolli

“Ky nuk është një hap i lehtë. Unë kam shumë dashuri dhe respekt për Tomin dhe për vitet që kaluam së bashku”, vazhdoi ajo.

Erika Jayne dhe Tom Gerardi (Foto: Getty Images)

Muajin e kaluar, Girardi u detyrua të vërë në shitje pasurinë prej 13 milionë dollarësh me pesë dhoma gjumi, nëntë banjo për shitje mes çështjes së falimentimit.

Ndërkohë, Jayne tashmë po e gjen veten vetëm dhe në një qira mjaft modeste në krahasim me atë që ajo është mësuar – vlerësohet se vlen 2.2 milionë dollarë. /Telegrafi/

Erika Jayne dhe Tom Gerardi (Foto: YouTube)