LAJMI I FUNDIT:

Eric Roberts me rol kryesor në filmin e Blerim Gjocit

Eric Roberts me rol kryesor në filmin e Blerim Gjocit

Vetëm katër orë pasi ka lexuar skenarin, familja Roberts ka ftuar regjisorin kosovar Blerim Gjoci që të detajojë më tej ecurinë mbi këtë film.

I famshmi Eric Roberts, edhe pse ka kohë që nuk ka luajtur në filma të metrazhit të shkurtër, skenari i Gjocit e ka tunduar aq shumë, sa ka pranuar të jetë pjesë e filmit “The Fusion”.


Blerim Gjoci, në një intervistë për KultPlus ka treguar edhe për premierën e madhe të këtij filmi, që pritet të prezantohet në një nga festivalet më të mëdha.

“Filmi që po xhirojmë është adoptim për film të shkurtër për t’u shfaqur si shembull për filmin e gjatë që do të pasojë. Filmi i takon zhanrit të fantastikës shkencore, por i rrënjëzuar në mendimin filozofik rreth jetës dhe prejardhjes njerëzore. Normalisht ky film do të shfaqet para investitorëve dhe festivaleve që preferojnë këtë zhanër”, tha aktori shqiptar.

Ai ka thënë më tutje se ishte një rastësi angazhimi i aktorit të mirënjohur Eric Roberts.

“Një rastësi e vërtetë. Ishim duke mbajtur audicionet me drejtoreshën e kastingut dhe në listën e kastingut pash goxha emra të njohur. E pyeta atë se si kishte arritur të sjellë këta emra në audicion. Ajo m’u përgjigj se u kishte dërguar agjentëve skenarin dhe kishte marre shume komplimente për skenarin dhe se ishte skenari që kishte tërhequr këta emra. Këtë e thonin edhe aktorët që po vinin në audicion, se ju kishte pëlqyer shumë skenari! Në ndërkohë ajo mori një telefonatë dhe më pastaj më tha se sapo kishte biseduar me gruan e Eric Roberts dhe se njihej me të. Unë menjëherë i kërkova ti dërgonte skenarin dhe ti ofronte rolin kryesor Eric – ut, pasi të gjithë po e pëlqenin shumë skenarin. Ajo hezitoi dhe më tha se Eric nuk kishte dëshirë të luante në filma të shkurtër, u kishte ndihmuar ca miqve më parë, por nuk e bënte me autor që nuk njeh. Unë insistova që ti dërgohej skenari Elizes-se, dhe më në fund ajo i dergoi një tekst asaj dhe i kërkoi leje që ti dërgonte një skenar, sepse regjisori po insistonte. Morëm leje nga ajo dhe i dërguam skenarin. Katër orë më vonë marr thirrje nga Drejtoresha e kastingut, se Eliza Roberts donte të bisedonte me mua. Më thirri në telefon, me përgëzoi për skenarin, më tha se i kishte pëlqyer pa masë dhe më ftoi në shtëpinë e tyre për një takim. Kështu ndodhi”, pohoi artisti.

Ndryshe, ai pohoi se premiera besojmë fuqishëm do të jetë në maj, në një nga festivalet e mëdha.

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kalo në kategori