LAJMI I FUNDIT:

Erdogan i dhuron princit saudit veturën e parë elektrike të prodhuar në Turqi

Erdogan i dhuron princit saudit veturën e parë elektrike të prodhuar në Turqi

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i dhuroi të hënën princit saudit Mohammed bin Salman veturën e parë elektrike të prodhuar në Turqi, Togg.

Gjatë vizitës në pallatin mbretëror Al-Salam në Jeddah, Erdogan dhe bin Salman zhvilluan takime kokë më kokë si dhe delegacione të përbashkëta, transmeton Telegrafi.


Pas bisedës, Erdogan i dhuroi princit të kurorës një Togg të bardhë. Dy liderët inspektuan automjetin në oborrin e pallatit.

Në fund të vizitës, Erdogan u kthye në hotelin e tij me Togg, të cilin po e voziste bin Salman. /Telegrafi/