LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi do të këndojë edhe në ceremoninë hapëse të “Kupës së Botës për Femra 2019”?

Era Istrefi do të këndojë edhe në ceremoninë hapëse të “Kupës së Botës për Femra 2019”?
Era Istrefi. Foto: Ryan Pierse/Getty Images/Guliver

Duket se këngëtarja Era Istrefi është kthyer në një prej artisteve më të pëlqyera për të kënduar në ceremonitë hapëse të konkurseve sportive.

Sipas një njoftimi të fundit, thuhet se FIFA ka menduar të përzgjedhë artisten shqiptare si personazhin që do të këndojë në hapjen e “Kupës së Botës për Femra 2019”.


Era Istrefi (Foto: Matthias Hangst/Getty Images?Guliver)

Ngjarja e cila do të zhvillohet më 7 qershor në Parisë, me fillim nga ora 21:00 (sipas orës lokale), duket se do të nis siparin e saj me artisten nga Prishtina ,Era Istrefi.

Përndryshe, Era së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam performuan së bashku në finalen e Kampionatit Botëror 2018, në Rusi, duke interpretuar këngën përcjellëse të kompeticionit, “Live it up”.

Era shënoi suksesin më të madh ndërkombëtar vitin e kaluar, gjersa për gjithë këtë eksperiencë kishte rrëfyer ekskluzivisht në një intervistë për Telegrafin emocionet e saj.

Era Istrefi: 2018 një vit i paharrueshëm, mbështetja juaj është motiv për të vazhduar tutje
Lexo po ashtu Era Istrefi: 2018 një vit i paharrueshëm, mbështetja juaj është motiv për të vazhduar tutje

“‘WorldCup’ për mua ka qenë eksperienca më e mirë e vitit 2018. Të përzgjedhesha prej aq shumë artistëve ta këndoj himnin e Kampionatit Botëror vërtet më ka bërë krenare dhe të lumtur. I dyti rast që më bënë të besoj në mrekulli, dhe në mos-dorëzim”, ka thënë Era Istrefi për Telegrafin.

Përndryshe, Era shumë shpejt do të sjellë edhe një duet në shqip me motrën e saj, Nora Istrefin. /Telegrafi/

Era Istrefi, Nicky Jam dhe Will Smith gjatë performancës në finalen e “Kampionatit Botëror 2018” (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina

"Edhe ti e ki renin tash", komenti që mori Dafina Zeqiri pas reagimit të saj për vrasjen e gruas në Pejë

Magazina
Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Magazina
Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Magazina
Dafina Zeqiri: Të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Dafina Zeqiri: Të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Magazina
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
Kalo në kategori