Era Istrefi “pretendente” për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision


Në një sondazh online të quajtur “Wiwi vision”, Era Istrefi radhitet në vendin katërt nga 70 shtetet pjesëmarrëse, për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
Senzacioni i këngës “BonBon” Era Istrefi, e cila tashmë ka thyer çdo rekord sa i pëket klikimeve në YouTube është përfshirë në një sondazh në portalin online Wiwibloggs, garë kjo e cila quhet Wiwivision që përcjellë Eurovisionin çdo vit.
Istrefi është renditur e katërta nga 70 këngët konkurruese nga mbarë Evropa duke grumbulluar 239 pikë.
Çuditërisht kënga nuk duket shumë e pëlqyer për juritë e shteteve duke marrë kështu mbi 200 pikë vetëm nga votuesit. Por këngëtarja nuk duket se ka shprehur deri më tani ndonjë interesim për një pjesëmarrje të tillë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/07/2016
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













































