LAJMI I FUNDIT:

Enver Hoxha në Berat në ditën ku u bë i famshëm dhe retushimi i një tjetër fotografie

Enver Hoxha në Berat në ditën ku u bë i famshëm dhe retushimi i një tjetër fotografie

Në kushtet e vendosjes së shpejtë të regjimit të tyre në mbarë vendin, komunistët mbajtën Mbledhjen e II-të të KANÇ-it në Berat, më 20-23 tetor 1944, e cila quhet në histori quhet si “mbledhja e dytë e Beratit”.

Në këtë takim, për herë të parë Enver Hoxha u popullarizua si kryeministër i një qeverie ilegale. Po ashtu, për herë të parë u bë i njohur për publikun. Deri këtë kohë kishte qenë krejt anonim.


Në Berat ku u mbajtën edhe mbledhje të tjera që lidheshin me partinë apo Frontin, Hoxha ka disa foto. Të gjitha janë censuruar. Në foton bashkëlidhur, nga origjinali janë hequr tre ministra të qeverisë klandestine; Ramadan Çitaku, Gjergj Kokoshi dhe Manol Konomi. /55/