LAJMI I FUNDIT:

Ja kujt i frikësohet Enrique

Ja kujt i frikësohet Enrique

Luis Enrique është tallur me shortin që do të hedhet të premten duke thënë se nuk e do përballë skuadrën e tij.

Barcelona kaloi pa asnjë problem Arsenalin në Ligën e Kampionëve dhe është sërish favorite e madhe për të triumfuar në këtë garë të madhe për klube.


Pa humbje prej 28 ndeshjesh rresht, një rekord për futbollin spanjoll, Barca kërkon të thyejë një tabu, sepse që prej ndryshimit të emrit nga Kupa e Kampioneve në Liga e Kampioneve, asnjë klub nuk e ka fituar dy herë rresht trofeun, prej mesit të viteve ’90.

Tani trajneri Luis Enrique pret shortin dhe zbulon se cilin rival ka frikë.

“Skuadra që nuk dua ta kem përballë në short? E vetmja që nuk dua ta kem përballë është Barca dhe për fat, kjo nuk do të ndodhë”.

Për sa i përket rekordit të ndeshjeve rresht pa humbje, Enrique ndihet krenar.

“Janë statistika unike dhe provë që tregon sa mirë po ecën ky klub. Çdo person që ka lidhje me Barcelonën, drejtues, lojtar apo tifoz, është krenar”, ka thënë trajneri spanjoll. /Telegrafi/