LAJMI I FUNDIT:

Enrique Iglesias koncert në Shkup

Enrique Iglesias koncert në Shkup

Viteve të fundit Maqedonia ka qenë një prej ndalesave të artistëve të njohur botërorë, të cilët në kuadër të turneve të tyre kanë mbajtur koncert edhe në kryeqytetin maqedonas.

Një tjetër yll i muzikës do të mbajë koncert sivjet në shtetin fqinj. Pas muzikantëve të tillë, si Carlos Santana Pinku, White Snakes e Lenny Kravitz, Enrique Ilgesias do të jetë një ndër artistët ndërkombëtar që gjatë muajve të nxehtë të verës do të interpretojnë në Maqedoni.

Koncerti i Iglesias do të mbahet në muajin qershor në Shkup. Lajmin e ka bërë publik në Facebook produksioni Avalon, i cili organizon këtë ngjarje. “Avaloni” e ka quajtur historik koncertin e Iglesias në Shkup, duke qenë se kjo do të jetë hera e tij e parë në Maqedoni dhe vetëm 8000 bileta do të jenë në dispozicion, transmeton emisioni “Express” në KTV.

Ndalesa e tij në kryeqytetin maqedonas do të jetë pjesë e turneut “Sex and Love”, nëpërmes së cilit këngëtari latin është duke promovuar albumin më të ri.

Iglesias njihet edhe për hitet “Bailando”, “Hero”, “Tonight” dhe shumë të tjera.

Adhuruesit e muzikës në Maqedoni sivjet është raportuar se do të argëtohen me koncerte të David Guetta, Robin Schulz, John Newman, që do të mbahen në muajin qershor.

Koncerti do mbahet më 20 qershor, në sallën sportive ”Boris Trajkovski”.

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori