LAJMI I FUNDIT:

Enrique: Fitore e madhe, por jo e lehtë

Enrique: Fitore e madhe, por jo e lehtë

Luis Enrique ka folur pas fitores 3-0 të Barcelonës ndaj Athletic Bilbaos.

Barcelona fitoi në Camp Nou ndaj Bilbaos në një ndeshje që në shikim të parë dukej e lehtë për katalunasit, por sipas trajnerit Enrique, kjo ishte një fitore shumë e vështirë dhe rezultati nuk është edhe aq real, ndërsa ndihet i kënaqur me rotacionin e bërë, pasi ka marr përgjigjen e duhur nga disa futbollistë.


Barça mposht me lehtësi Bilbaon, i qëndron hije Realit (Video)
Lexo po ashtu Barça mposht me lehtësi Bilbaon, i qëndron hije Realit (Video)

“Kjo është një ditë pozitive për ne. Kemi nevojë për të gjithë skuadrën dhe sot ata kanë treguar se janë të përgatitur”, ka thënë fillimisht Enrique pas ndeshjes.

“Rotacionet? Për të fituar kampionatin dhe për të luftuar për trofe të tjerë, ju keni nevojë për të gjithë skuadrën. Lojtarët të cilët janë paraqitur pak dhe erdhën sot ishin të klasit më të lartë dhe kemi qenë në gjendje për të pushuar disa lojtarë për ndeshjet e ardhshme. Tre pikë janë të mrekullueshme” përcjell Telegrafi.

Barcelona 3-0 Bilbao, notat e lojtarëve (Foto)
Lexo po ashtu Barcelona 3-0 Bilbao, notat e lojtarëve (Foto)

“Kurrë nuk është lojë e lehtë kundër Athleticit, pavarësisht nga rezultati. Nëse kjo është në San Mames ose Camp Nou, kur ata kanë topin ata na bëjnë të vrapojmë, ata janë një ekip i vështirë”.

“Ne krijuam shanse të mjaftueshme për të fituar ndeshjen, edhe pse rezultati është ndoshta pak i tepruar duke pasur parasysh se sa shumë probleme na kanë bërë. Por, kemi treguar një qëndrim të madh dhe personalitet, edhe pse presioni që ata na bën ishte shumë shtypës”, përfundoi trajneri spanjoll.  /Telegrafi/