Adren Rabiot vazhdon të jetë një çështje te gjiganti italian Juventus.

Mesfushori francez që po kalon nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion, është futur në vitin e fundit të kontratës me Zonjën e Vjetër.

Drejtuesit e klubit duan t’i vazhdojnë kontratën, por Rabiot ende nuk ka pranuar të nënshkruajë kontratën e re pasi ka kërkesa të larta financiare.

27-vjeçari ka zhvilluar 16 ndeshje me Zonjën e Vjetër këtë edicion ku ka realizuar pesë gola e ka asistuar në dy të tjerë.

Calciomercato ka raportuar se skuadrat e mëdha angleze janë vënë pas francezit dhe duan transferimin e tij si lojtar të lirë në verën e vitit 2023.

Reklama

Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Manchester United janë tre skuadrat që duan me çdo kusht transferimin e Rabiot me parametra zero.

Reklama

Por klubet angleze duhet të kenë kujdes, pasi interesim për Rabiot ka shprehur edhe ish-skuadra e tij Paris Saint Germain.

Gjithsesi duket se qëllimi i Rabiot është të largohet si futbollist i lirë në verën e vitit 2023 nga kampioni i shumëfishtë italian. /Telegrafi/