LAJMI I FUNDIT:

Enca për tërmetin në Shqipëri: Nuk jam kategoria e personazheve që shfrytëzojnë situata të tilla për vëmendje

Enca për tërmetin në Shqipëri: Nuk jam kategoria e personazheve që shfrytëzojnë situata të tilla për vëmendje
Enca Haxhia (Foto: Instagram)

Për tërmetin e së martës (26 nëntor), reaguan pothuajse shumë artistë shqiptarë, derisa disa prej tyre vizituan familjet e të prekurve nga tragjedia, disa të tjerë grumbulluan fonde e ka edhe prej tyre që zgjodhën familje për t’iu ndërtuar shtëpitë.

Megjithëse këngëtarja Enca Haxhia nuk kishte bërë një postim rreth ngjarjeve të fundit në trojet shqiptare, ajo u kritikua mjaft shumë nga të tjerët, me pretekstin se publikon imazhe por nuk është parë kontributi i saj për tërmetin.


E së fundmi, 24-vjeçarja u dha një përgjigje të gjithë atyre, duke publikuar në rrjetet sociale fotografi që dëshmojnë të kundërtën.

Enca reagon për tërmetet në Shqipëri (Foto: Instagram)

Ajo madje tregon se nuk është nga ata personazhe që e shfrytëzojnë këtë situatë për të marrë vëmendjen, e as nga ata që publikojnë ndihmat që ofrojnë.

Të gjitha lajmet nga Enca Haxhia
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Enca Haxhia

“Nuk jam kategoria e personazheve që të shfrytzoj situata të tilla për vëmendje. Dhe as kategoria e atyre që postojnë gjithçka bëjnë/ndihmat që ofrojnë. Dhe mbi të gjitha nuk i detyrohem askujt shpjegim për asgjë që bëj, por kjo temë më ka prekur aq shumë sa nuk mund të heshtja”, ka shkruar në postimin e saj Haxhia.

Enca Haxhia reagon pas tragjedisë në Shqipëri (Foto: Instagram)

Këto ditë, Shqipërinë e vizitoi edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila pa nga afër disa fshatra të varfra e po ashtu takoi edhe dy familjet që do ua rindërtojë shtëpitë.

Veç tjerash, ylli shqiptar në një të ardhme të afërt nuk e përjashton mundësinë ta vizitojë edhe Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Kalo në kategori