Zoti Topi vlerësoi veprimtarinë artistike të aktores së mirënjohur “si një ndër aktoret e reja të spikatura të kinematografisë botërore”, dhe i dorëzoi aktores dekretin presidencial.

Aktorja Eliza Dushku tha se “është kënaqësi e veçantë për këtë nderimi nga ana e Kryetarit të Shtetit Shqiptar.”


Presidenti tha se “vizita e zonjës Dushku në Shqipëri është pjesë e atij mesazhi pozitiv që flet për Shqipërinë dhe shqiptarët si një popull vital, me tradita të hershme e kulturë të lashtë, me dëshirën dhe përkushtimin për të ecur përpara me vendosmëri e dinjitet.“

Presidenti Topi vlerësoi aktoren si “imazhi i mirë shqiptarëve që punonjnë për Shqipërinë", dhë nënvizoi se “janë pikërisht këto arsye që me t`u informuar për kërkesën e zonjës Dushku për marrjen e shtetësisë shqiptare, në përmbushje të një detyrimi institucional, por në radhë të parë, të një frymëzimi personal, nënshkrova dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare Eliza Dushkut". /Telegrafi/