Këngëtarja nga Shqipëria këto ditë po qëndron në Kosovë ku më 8 shtator, e premte, do të performojë në një koncert pa pagesë në qendër të Prishtinës, para se të udhëtojë drejt Evropës ku do të vazhdojë turneun e saj për bashkatdhetarët tanë që jetojnë atje.

“Është e vërtetë që albumi më ka marrë mjaft të holla për ta realizuar dhe janë dashur plot 3 milionë dollarë. Përveç se kam marrë kredi kam pasur edhe disa sponsorë”.


“Por nuk është e vërtetë se Ganiu më ka ndihmuar financiarisht, nga ai kam përkrahje morale dhe pa të nuk do të mund të arrija deri këtu ku jam sot. Jam me fat që kam një bashkëshort të tillë”, ka thënë Bleona gjatë një interviste për “Zëri”. /Telegrafi/

bleona prishtine